Main Menu

September, 2018

 

Protestohet para Kuvendit të Maqedonisë, kërkohet dorëheqja e Zaevit

Një grup qytetarësh janë grumbulluar para Kuvendit të Maqedonisë dhe po protestojnë kundër Marrëveshjes me Greqinë. Ata kanë vendosur një podium para Kuvendit dhe po mbajnë fjalime kundër referendumit të sotëm ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev. Nga ana tjetër janë vërejtur forca të shtuara të policisë  dhe kanë krijuar edhe një kordon para tij, shkruan alsat-m.

Share

Reagon komisari Johanes Hahn pas përfundimit të referendumit

Komisari për zgjerim Johanes Hahn i pari nga Brukseli është deklaruar pas përfundimit të referendumit. Ai ka thënë se votat “PËR” në referendum janë të rëndësishme dhe se ato i japin përkrahje Marrëveshjes së Prespës. “Uroj atyre që kanë votuar sot në referendumin konsultativ dhe shfrytëzuan mundësit e tyre demokratike. Me një “PO” të rëndësishme” ka përkrahje të gjërë për Marrëveshjen e Prespës dhe të ardhmen euro-atlantike të vendit”, ka shkruar Han në rrjetin sopcail twitter, raporton SHENJA. Tani ai ka thënë se pret që të gjithë liderët politik tëRead More

Share

Mickoski i gëzuar për votimin: Kanë pësuar humbje të thellë

Kemi referendum të pasuksesshëm, Politika e Zaevit, pësoi debakël. Me këto fjalë e nisi konferencën për shtyp, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. “Numri i qytetarëve, që abstenuan, ose votuan kundër është drastikisht më i madh se ia tyre që kanë votuar për. Është fakt se marrëveshja nuk mori dritë e gjelbërt, por stop. Populli tregoi vetëdije patriotike. Qytetarët ata që votuan kundër, edhe ata që nuk votuan, e dërguan mesazhin se kjo është Maqedonia”, th ai. Do të ju fitojmë se kjo sot, është humbje jo vetëm për marrëveshjen meRead More

Share

Ali Ahmeti: Vendimin për marrëveshjen me Greqinë do ta sjellin deputetët e Kuvendit

Të nderuar qytetar, të nderuara media, Dita e sotme ishte një ditë shumë e rëndësishme për vendin tonë. Uroj të gjithë qytetarët e Maqedonisë, institucionet e vendit, të gjitha partitë politike të cilat kontribuan në mbarëvajtjen e procesit të referendumit për shfaqjen e qytetarisë dhe kulturës demokratike. Sot, ne demonstruam kapacitete demokratike të denja për një vend pretendent për integrim në NATO dhe në BE. Ky proces i reformave, barazisë dhe mbylljes së çështjeve me fqinjtë tanë garanton paqë të qëndrueshme, siguri, stabilitet, marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe ndëretnike, zhvillimRead More

Share

KSHZ: Deri në ora 18:30, kanë votuar 34,00 për qind

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oiver Derkovski në një konferencë për media raportoi për jehonën e votuesve deri në ora 18:30 është 34,00 për qind ose e përkthyer në numra rreth 519 mijë qytetarë.

Share

Talat Xhaferi dhe Branko Cervenkovski nuk e kanë gjetur emrin në listat e votimit

Burime të Gazetës Lajm thonë se në mesin e atyre që nuk kanë gjetur emrin në listat e votimit është edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi. Siç marim vedh, ai nuk ka mundur të votojë në fshatin e tij Forinë të Gostivarit. Poashtu të drejtën e votes nuk ka mundur ta realizojë as ish presidenti Branko Cervenkovski. Familjarët e tij kanë votuar në Shkup, por Cervenkovski nuk ka mundur të votojë.

Share

Përfundon procesi i votimit të referendumit në Republikën e Maqedonisë

Në orën 19:00 janë mbyllur vendvotimet në të cilat qytetarët patën mundësi që të tregojnë bindjen e tyre kundrejt ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë Veriore. Pas mbylljes së votimeve mund të votojnë vetëm personat të cilët janë hasur në vendvotim në orën 19:00.

Share

Mediat botërore dhe rajonale: Pjesëmarrja e ulët do të rrëzojë referendumin

Një seri mediash botërore të cilat po ndjekin referendumin në Republikën e Maqedonisë shkruajnë për pjesëmarrjen e ulët me një vlerësim që referendumi, pra  Marrveshja  e Prespës, do të delegitimizohet. Emmerting Jurop me titull “Pjesëmarrja e dobët do të delegitimizojë referendumin” thotë se ajo që e bën këtë referendum edhe më të rëndësishëm është dalja në votim që i jep rëndësi.   Vetëm pjesëmarrja mbi 50 për qind do të bëjë votimin e vlefshëm  dhe do të sigurojë zbatimin e lehtë të Marrëveshjes.   Të ngjashme janë vlerësimet  edhe tëRead More

Share

Numri të vdekurve në Indonezi arrin në 832

Të paktën 832 persona humbën jetën nga tërmeti shkatërrimtar që goditi ishullin indonezian të Sulavesit, që u pasua nga një cunami, tha sot një zyrtar indonazian. ”Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,5 ballë Rihter tronditi të premten ishullin e Sulavesit, në qendër të Indonezisë”, njoftoi instituti amerikan USGS, ndërkohë që agjencia e menaxhimit të katastrofave lëshoi alarmin për cunami. Tërmeti me një thellësi prej 10 kilometrash u pasua nga një cunami.

Share

Në rajonin e Gostivarit deri në orën 17 kanë dalë të votojnë mbi 25 për qind

Sipas informacioneve të komisioneve zgjedhore komunale në tre komuna të Gostivarit jehona e votuesve është mbi 25 për qind. Në Mavrovë-Rostushë për të votuar kanë dalë 2.158 respektivisht 22,3 për qind e votuesve të regjistruar në Listën e Vetme Zgjedhore. Në komunën e Vrapçishtit deri në orën 17.00  në vendvotime votuan 6.533 ose 15,6 për qind e votuesve. Në komunën e Gostivarit, përqindja e daljes në votim është 27,4 për qind respektivisht në prononcimin për referendumin kanë dalë 21.722 qytetarë.

Share

Share