Main Menu

Tuesday, July 10th, 2018

 

Shkëndija e pandalshme, katër gola nga Ibraimi

Shkëndija ka siguruar pjesëmarrjen në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve që në ndeshjen e parë kundër The New Saints. Skuadra tetovare i shënoi dy gola në pjesën e parë, ndërsa edhe në gjysmën e dytë e ka gjetur rrjetën. Ka qenë futbollisti Besart Ibraimi, ai që ka shënuar dy herë në fraksionin e dytë të lojës. Sulmuesi shqiptar shënoi një gol dhe dhuroi një asistim në pjesën e parë, ndërsa sërish ishte protagonist në gjysmën e dytë. Në fakt, ai e gjeti dy herë rrjetën në këtëRead More

Share

Franca në finale të Botërorit

Franca është finalistja e parë e Botërorit “Rusi 2018”. “Gjelat” fituan 1-0 ndaj Belgjikës në një gjysmëfinale plot emocione, por të zgjidhur vetëm nga një gol i mbrojtësit të Barcelonës, Samuel Umtiti. Goli i shënuar në minutën e 51 ishte i vetmi i supersfidës që pa në fushë yje si Griezmann, Mbappe, Pogba, Hazard, Lukaku apo De Bruyne. Të mërkurën do të luhet gjysmëfinalja tjetër: Angli-Kroaci.

Share

Gjatë qëndrimit të mërgimtarëve në Gostivar komuna përplot me aktivitete të shumta kulturore-sportive-rekreative

Nën moton “Mirë se vini mërgimtarë”, sivjet Komuna e Gostivarit do t’i mirëpret në mënyrë dinjitoze mërgimtarët tanë dhe do tu mundësojë atyre një qëndrim të këndshëm në vendlindje gjatë pushimeve verore. Hapi i parë që ndërmori Komuna e Gostivarit në këtë drejtim, është riaktivizimi i Zyrës së Mërgimtarëve në kuadër të administratës komunale prej më 1 korrik dhe e cila do të qëndrojë e hapur deri më 31gusht, ndërsa ofron shërbime falas nga 12 orë në ditë. Krahas kësaj, gjatë qëndrimit në vendlindje, mërgimtarëve u mundësohet që pa pagesëRead More

Share

Rikthehet Botërori: Nisin ethet e finales me super-ndeshjen Francë-Belgjikë

Kampionati Botëror rikthehet sërish sot me sfidën e parë gjysmëfinale, që do të shohë përballë njëra-tjetrës, Francën dhe Belgjikën, në tentativën për një vend në finalen e madhe. Dy vendet fqinje gjeografikisht, janë nga skuadrat më në formë të këtij kompeticioni dhe kanë arritur deri në këtë fazë, duke eliminuar kundërshtarë me emër. Kështu Belgjika u rendit e para në një grup me Anglinë, eliminoi me përmbysje Japoninë në fazën e 1/8-ave dhe çoi në shtëpi 5 herë kampionët e botës, Brazilin, në fazën çerekfinale. Skuadra e drejtuar nga SpanjolliRead More

Share

Share