Main Menu

July, 2018

 

Kjo është dita kur Arturo Vidal do të nënshkruajë me Interin

Mesfushori i Bayern Munich, Arturo Vidal pritet që të rikthehet në Serie A. Tashmë transferimi i Vidalit te Interi është pothuajse zyrtare dhe në fundjavë kiliani do të nënshkruajë marrëveshjen e re me zikaltrit. Klubi bavarez do ta zgjat kontratën e Vidalit edhe për një vit tjetër para se te lejojë atë që të shkoj në huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit me vlerë 22 milionë euro. Sipas FCInterNews, Vidal është pajtuar për të kaluar në Inter në një marrëveshje për 4.5 milionë euro plus bonuset.

Share

Zyrtare: Atletico Madridi huazon te Interi mbrojtësin Vrsaljko

Atletico Madridi dhe Interi kanë arritur marrëveshje për mbrojtësin e djathtë kroat, Sime Vrsaljko. Mbrojtësi do të vije si huazim me të drejt blerje pas një viti nga Interi. “Sime Vrsaljko do të huazohet te Interi. Marrëveshja është pezull derisa lojtari t’i mbyll testet e zakonshme mjekësore, ndërsa Interi e ka mundësinë e blerjes”. “Kroati ka zhvilluar 54 ndeshje për klubin dhe ka shënuar një herë duke dhënë edhe shtatë asistime”. “Të gjithë i urojnë Simes çdo të mirë në klubin e ri”, thuhet në njoftimin e klubit madrilen. VrsaljkoRead More

Share

Shkëndija kualifikohet në raundin e tretë, eliminon Sherif Tiraspolin

Shkëndija e Tetovës është kualifikuar në raundin e tretë të eliminatoreve në Ligën e Kampionëve, pasi nga kjo garë eliminoi Sherif Tiraspolin me rezultat të përgjithshëm 1:0 nga dy duelet e zhvilluara. Tetovarët barazuan pa gola në ndeshjen e kthimit të zhvilluar sonte në Moldavi, ndërsa më tej vazhdojë falë fitores 1:0 të regjistruar në Shkup para një jave, ku golin e vetëm e realizoi Besart Ibraimi nga gjuajtja e lirë. Për tetovarët ky është kualifikim historik, pasi për herë të parë ndodhen në raundin e tretë të eliminatoreve nëRead More

Share

Ndërroi jetë gjiganti i muzikës KROATE, OLIVER DRAGOJEVIQ

Dragojeviq prapa vetes ka lënë 23 albume të incizuara në studio Karrierën e kishte filluar më 1963 si këngëtar dhe pianist në grupin e Splitit “Batali”, por suksesin e parë e kishte përjetuar në festivalin e Splitit më 1974. Pas kësaj në Split paraqitet me “Galeb i ja”, me kompozitorin Zdenko Runjiq, që bëhet edhe shenja e tij mbrojtëse dhe fillim i bashkëpunimit shumëvjeçar, që njihen si dyshja më e shpërblyer në skenën e muzikës kroate Gjiganti i muzikës popullore kroate ka ndërruar jetë në spitalin e Splitit, ka humburRead More

Share

Kryetari Taravari promovoi punimet e realizuara në parkun madh të qytetit në Gostivar

Parku i madh i qytetit të Gostivarit ka marrë një pamje krejtësisht të re dhe shumë të përshtatshme për të kaluar kohën e lirë sidomos në ditët e nxehta verore. Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, sot në prani të mediave promovoi punimet të cilët janë kryer në ktë park deri në këtë moment si dhe paralajmëroi investime shtesë që do të realizohen në muajt në vazhdim. “Siç e shihni, në këtë park janë realizuar shumë punë dhe tashmë ka filluar të marrë pamjen e dëshiruar. Pas nivelimit tëRead More

Share

Vazhdon aksioni për mënjanimin e ndërtimeve të egra në Gostivar

nvestitori i një objekti pa leje në afërsi të ish kinemasë së qytetit në Gostivar, pas pranimit të aktvendimit të lëshuar nga ana e Komunës së Gostivarit, sot vetë ka mënjanuar objektin e egër. Në vendngjarje, krahas administratorëve kompetentë komunalë, ishte edhe kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, i cili njoftoi sërish se do të prishen të gjitha ndërtimet e egra të cilat prekin në rrugë dhe bllokojnë mbarëvajtjen e qarkullimit në gjithë territorin e komunës së Gostivarit. Taravari apeloi deri tek pronarët e objekteve për të cilat është lëshuarRead More

Share

KF Gostivari dhe FK Bregalnica luajtën baraz 3:3 në miqësoren e sotshme

Fudbollistët Gostivaras,në miqësoren që e luajtën sot barazuan 3:3 me Bregallnicën e Shtipit,në ndeshjen e cila u dhuroi plot 6 gola dashamirëve të fudbollit në stadiumin e qytetit. Në pjesën e parë vëreheshin batica dhe zbatica në lojën e fudbollistëve tanë,gjë që rezultoi edhe me rezultatin 2:1 në favor të mysafirëve nga Shtipi të cilët ishin në disa momente edhe mjaft agresiv në ndërhyrjet që i bënin,lojtarëve tanë,por, edhe dekoncentrim i mbrojtësve tanë, me fillim të pjesës së dytë, pasoi një lojë shumë më e mirë e futbollistëve tanë, tëRead More

Share

Shkëndija synon historinë, në Moldavi për kualifikimin

Shkëndija e Tetovës sot luan për historinë por edhe për milionat që jep UEFA. Në orën 19:00 në Tiraspol të Moldavisë, kuqezinjtë tetovarë do të sfidojnë Sherffin vendas në sfidën e kthimit të turit të dytë kualifikues të Champions League. Objektivi i vetëm i skuadrës së Qatip Osmanit është të mbrojë fitoren 1-0 të ndeshjes së parë për t’u kualifikuar në raundin tjetër të kompeticionit më të rëndësishëm për klube, kualifikim që do t’i siguronte Shkëndijës minimalisht pjesëmarrjen në play-offin e Europa League për të tretin sezon radhazi. Deri taniRead More

Share

Inter i papërmbajtshëm, rrëmben edhe Vidalin nga Bayerni

Në pak orë Interi mbyll dy marrëveshje të rëndësishme që kompletojnë organikën e Luciano Spallettit për sezonin e ri. Corriere Dello Sport shkruan se klubi zikaltër ka arritur akordin me Bayern Munich për transferimin në Milano të Arturo Vidal, mesfushorit të shumëkërkuar në merkato nga Spalletti. Sipas gazetës italiane Interi do t’i paguajë kampionëve të Gjermanisë 5 milionë euro për huazimin e lojtarit për 2 sezone dhe 22 milionë euro për blerjen përfundimtare të tij pas 2 vitesh. Megjithatë ekziston edhe një kleçkë e fundit pasi kiliani është në skadencëRead More

Share

Higuain sot mund të vishet kuqezi, gati shkëmbimi Bonucci-Caldara

Takimi mes drejtuesit te Milanit Leonardo dhe vellait te Higuain I cili zgjati kater ore, deri ne agimin e se martes duket se ka qene I frytshem dhe palet jane shume afer njera-tjetres. Ceshtja me e nxehte qe ka mbajtur larg palet ka qene kontrata e sulmuesit argjentinas. Mediat italiane bëjnë të ditur se Higuain do të firmosë një kontratë 4 vjecare tek Milan (tek bardhezinjte I mbaronte ne 2020) nga e cila do të përfitojë 7.5 milion euro në sezon. Tashmë përfaqësuesit ligjor të dy paleve po punojnë përRead More

Share

Share