Main Menu

Saturday, June 9th, 2018

 

Nesër nata e madhe- Lejletu-l-Kadr, natë më e vlefshme se një mijë muaj

Muslimanët në vendet e rajonit dhe në botë nesër shënojnë një nga netët më të rëndësishme të kalendarit islam, natën e Lejletu-l-Kadrit, natën më të rëndësishme të vitit, sipas mësimeve islame më të vlefshme se një mijë muaj. Kjo natë është në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, muajit më të rëndësishëm të kalendarit islam, i cili është në përfundim. Këtë natë pjesa dërmuese e besimtarëve e kalon në lutje dhe adhurim, por edhe në itikaf, qëndrim në xhami për të kaluar me përkushtim të plotë në adhurim 10 ditëshinRead More

Share

Seferi e dorëzon meçin ndaj Tyson Furyt

Sefer Seferi e ka dorëzuar duelin ndaj Tyson Furyt në fund të raundit të katërt në meçin që u zhvillua në Manchester Arena. Pas katër raundesh, kampi i boksierit shqiptar e tërhoqi atë nga dueli për të penguar ndonjë lëndim eventual apo nokaut në vazhdimësi të përballjes. Meçi nisi me një puthje në buzë ndërmjet dy boksierëve, gjë e që rrallë ndodh të shihet në boks. Raundi 1: Seferi përpiqej ta godiste kundërshtarin, mirëpo diferenca e madhe në gjatësi ia pamundësonte një gjë të tillë. Raundi 2: Ndërkohë që tifozëtRead More

Share

Fadil Vokrri varroset nesër në orën 17:00 në Prishtinë

Lajmin për varrimin e të ndjerit Fadil Vokrri e ka dhënë nënkryetari i FFK’’së Agim Ademi. Ademi ka thënë se varrimi i Vokrrit do të behet nesër në Prishtinë në orën 17:00, raporton Express. Ylli i futbollit kosovar Fadil Vokrri ka vdekur pas një sulmi në zemër. Lajm tronditës për futbollin kosovar. Ka ndërruar jetë presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në moshën 57-vjeçare.  

Share

Ministri serb reagon me të marrë lajmin për vdekjen e Fadil Vokrrit

Ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Serbisë, Branko Ruzhiq ka ngushëlluar për vdekjen e Kryetarit të Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri. Ruzhiq përmes një statusi në Twitter, e kujtoi Vokrrin si një njeri të ndershëm. “Ishe vëlla i ndershëm, mik, njeri dhe Partizanas me zemër. Falemnderit Fadil për të gjitha. Prehu në paqe”, shkroi Ruzhiq. Vokrri gjatë viteve të 80-ta ka luajtur për ekipin serb të futbollit ‘Partizani’ dhe kështu po e kujtojnë qytetarët e Beogradit në kohët e arta kur ai shkëlqeu në këtë ekip. Ai vdiq pasiRead More

Share

Granit Xhaka pas vdekjes së Fadil Vokrrit: Shpirti yt u prehtë në paqe, legjenda jonë

Futbollisti shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, është trishtuar nga lajmi i vdekjes së legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri. Fadil Vokrri vdiq pas komplikimeve shëndetësore duke tronditur mbarë opinionin shqiptar. Ky lajm natyrisht se ka trishtuar komunitetin e futbollit dhe të gjithë pjesëmarrësit e dikurshëm dhe të sotëm të sportit më të bukur. Është Granit Xhaka ai që ka reaguar në rrjetin social instagram duke shprehur ngushëllimet e tij për kryetarin e ndjerë të FFK-së. “Ngushëllime familjes Vokrri, shpirti yt u prehtë në paqe, legjeda jonë”, ka shkruar Granit XhakaRead More

Share

Yje të shumtë shprehin ngushëllime për humbjen e Fadil Vokrrit

Legjenda e futbollit kosovar ka pasur një komplikim dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Mirëpo këtij sulmi, fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’i mbijetojë. Yje të shumtë nga fusha e sportit, artit e politikës kanë shprehur ngushëllime për humbjen e legjendës së futbollit kosovar. Ata kanë publikuar imazhe të të ndjerit në rrjetet sociale, teksa kanë shkruar se ndjehen të trishtuar që mëngjesin e sotëm e zgjuan me një lajm të hidhur për të. Në vazhdim mund të ndiqni ngushëllimet e yjeve për të ndjerinRead More

Share

Misioni i përmbushur i Fadil Vokrrit

Futbollisti që e vuri në hartë Kosovën në sportin botëror dha lamtumirën e fundit duke u larguar si kampion. Gjeneratat e viteve 80-ta dhe 90-ta për sinonim të futbollit kishin emrin e Fadil Vokrrit që për shumë vite bëri krenarë shqiptarët me të arriturat e tij në periudha të ndryshme të vështirësive të vendit. Fadil Vokrri ishte shqiptari i parë që arriti të luante në përfaqësuesen e Jugosllavisë duke u shpallur më pas lojëtari më i mirë në këtë Federatë Ballkanike. Kthimi i tij në vendlindje dhe drejtimi i futbollitRead More

Share

Kur Vokrri demolonte kundërshtarin ashtu si Leo Messi

Fadil Vokrri do të mbahet mend gjatë për karrierën e tij të suksesshme si futbollist. Legjenda e pavdekshme do të mbahet mend si futbollisti më i mirë kosovar deri më tani që ka njohur sporti më i popullarizuar në botë. Gjeneratat që kanë patur nderin ta shijojnë kohën e Vokrrit tregojnë se legjenda shquhej për teknikën e jashtëzakonshme, të ngjashme me atë që posedon sot Leo Messi. Vokrri në karrierën si futbollist kishte luajtur me Prishtinën, Partizanin, Nimes, Fenerbahce, Bourges e Montlucon.

Share

Zyrtari i EULEX-it që i dha ndihmën e parë Vokrrit: Ishte pa ndjenja kur ndërhyra

Zyrtari i Eulexit, Bengt Persson është personi i parë që i ka dhënë ndihmën Fadil Vokrrit pas sulmit që pati një orë më parë në një nga qendrat e fitnesit në Prishtinë. Zyrtari policor i Eulexit kishte qëlluar rastësisht në qendrën e fitnesit kur kishte parë se Vokrrit i ishte vështirësuar gjendja. Indeksonline e ka kontaktuar zyrtarin suedez i cili është mërzitur kur e mori vesh nga redaksia se Vokrri ndërroi jetë. “Ai ka ndërruar jetë!? Jam shumë i mërzitur që po e dëgjoj këtë lajm. Ishte pa ndjenja kur unëRead More

Share

Shkathtësitë e një futbollisti me përmasa botërore, ndeshja e paharrueshme Prishtina-Partizani i Beogradit

Ish përfaqësuesi i shumë ekipeve të njohura ndërkombëtare, Fadil Vokrri sot më 9 qershor vdiq në Prishtinë. Në vitet ’80 Fadil Vokrri arriti kulmin e karrierës se tij. Ai e filloi karrierën e tij si futobollist me KF Llapi të Podujevës dhe më vonë kaloi tek KF Prishtina dhe luajti për një periudhë edhe me KF Partizani i Beogradit. Ai pati mundësi të arrinte edhe më shumë në karrierën e tij. Në vitin 1987 klubi i futbollit Juventus ishte i interesuar për të dhe i propozoi nënshkrimin e një kontrate disa vjeçare. Në atë vit Fadil Vokrri ishte vlerësuar si futbollisti më iRead More

Share

Share