Main Menu

June, 2018

 

Vazhduan aktivitetet e MPB-së në komunikacion

Në rajonin më të gjërë të Tetovës dhe të Gostivarit, dje (27 qershor) prej ora 09.00 deri ora 14.00, është kryer kontroll aksion ndaj veturave të cilat kryejnë transport publik të udhëtarve, autobus kombi dhe të tjera. Në aksioni e Tetovës, kanë qenë të kyçura 52 automjete, nga të cilat 35 autobusë, ku edhe janë zbuluar 10 kundërvajtje, gjegjësisht paregullsi teknike. Nëntë vetura e kontrolluara, kanë pasur paregullsi në paisjet e frenimit, dhe menjëher janë larguar nga trafiku, dhe një me paisje të pa kompletuara, ku janë pregaditur aq fletëpagesaRead More

Share

Privohet nga liria 33 vjeçari i cili ka sulmuar fizikisht efektivët e policisë

Tridhjetë e tre vjeçari D.K. Nga Gostivari, dje rreth orës 12 e 50 minuta, në rrugën ,,Mara Ugrinova,, në Gostivar, fillimisht ka dhën razistencë aktive, kurse më pas edhe i ka sulmuar fizikisht dy pjestarët e policisë, të cilët kanë marë masa dhe aktivitete që të njëjtin ta privojnë nga liria. Gjatë sulmit, D.K. ju ka shkaktuar lëndime të dukshme, ku edhe është arestuar dhe mbajtur, për procedurë të mëtutjeshme, në Stacionin policorë në Gostivar. I njëjti person , diku më herët në rrugën e ,,Ilindenit,, në Gostivarë, me armëRead More

Share

Serbët nuk zënë mend, përleshen në stadium me tifozët brazilianë

Një përleshje e madhe tifozësh ka ndodhur në stadiumin e Otkritie Arena në Moskë, gjatë ndeshjes mes Brazilit dhe Serbisë. Tifozët brazilianë dhe ata serbë filluan të shkëmbejnë grushte, teksa rojet e stadiumit u futën menjëherë duke i ndarë. Gjatë përleshjeve, raportohet se mbeti e plagosur edhe një tifoze femër, që u gjend aty pranë.

Share

Filluan punimet për ndërtimin e këndit të fëmijëve te banesat kolektive te tregu i qytetit

Kanë filluar punimet për ndërtimin edhe të një këndi të ri për fëmijë, kësaj radhe tek banesat kolektivë përballë tregut të madh të qytetit në Gostivar. Kjo bëhet në kaudër të projektit të Komunës së Gostivarit për ndërtimin e katër këndeve të reja dhe riparimin e dy këndeve ekzistuese të lojërave në territorin e komunës. Paraprakisht u ndërtuan këndet e lojërave te shkolla “Faik Konica” në fshatin Debresh, dhe përballë Gjykatës në Gostivar, kënd ky tek i cili u instalua edhe ndriçim publik që të mund të shfrytëzohet edhe nëRead More

Share

Të hënën do të hapet Zyra për Mërgimtarët pranë Komunës së Gostivarit

Të hënën (2 korrik), do të fillojë me punë Zyra për Mërgimtarët pranë Komunës së Gostivarit. Zyra do të qëndrojë e hapur deri më 31 gusht, për tu rihapur sërish në muajin dhjetor kur mërgimtarët tanë do të kthehen sërish në vendlindje për të kaluar pushimet. Zyra për Mërgimtarët do të funksionojë në formën e “Sistemit një sportel”, ndërsa orari i punës do të zgjasë prej në ora 08:00 deri në ora 20:00, çdo ditë pune. Hapja e kësaj zyre bëhet me qëllim që mërgimtarëve tanë tua lehtësojmë deri nëRead More

Share

Zyrtare: UEFA përjashton Milanin

UEFA ka dhënë verdiktin për sa i përket klubit të AC Milan. Dhe lajmi nuk është aspak i mirë për tifozët kuqezi. Trupi Qeverisës i futbollit evropian ka pezulluar Milan për dy vite nga kompeticionet e Champions League dhe Europa League. Ky vendim ka ardhur për shkak se Milan ka thyer rregullat e Fair Play Financiar. Skuadra e cila aktualisht është në pronësi të kinezit Lee, nuk arriti të rregullonte bilancin ekonomik për sezonin që sapo është mbyllur dhe, ashtu siç ishte paralajmëruar, UEFA ka treguar autoritetin duke dënuar Milanin.

Share

Përfundon këtu Kampionati Botëror për Gjermaninë

Kombëtarja e Gjermanisë i ka thënë lamtumirë Kampionatit Botëror Rusia 2018 pasi ka pësuar humbje në ballafaqim me Korenë e Jugut në ndeshjen e fundit të Grupit F. Përkundër se e dominoi ndeshjen, Gjermania nuk ia doli t’a gjejë golin e avantazhit dhe madje pësoi dy gola në minutat shtesë të ndeshjes dhe kështu u përshëndet nga evenimenti më i madh i futbollit. Nga Grupi F kualifikohen Sueda si e para dhe Meksika e dyta.

Share

Sot katër ndeshje interesante, shqiptarët në fushë ndaj Kosta Rikës – Gjithçka e hapur në grupet E dhe F

Në ditën e 14-të të Kampionatit Botëror që po mbahet në Rusi, do të zbresin në fushë ekipet e grupit E dhe F. Të dy grupet janë të hapura dhe do të ketë ndeshje mjaftë interesante. Zvicra sot do të zbresë në fushë për tu përballur me Kosta Rikën duke e kërkuar edhe vendin e parë në grup. Ndeshja tjetër është mes Brazilit dhe Serbisë, ndeshje që vendos se cila kombëtare kalon tutje. Shumë interesant do të jenë edhe përballjet në grupin F. Gjermania do të luajë ndaj Koresë sëRead More

Share

MPB apel deri tek Bujqit e Pollogut

Gjatë këtyre ditëve, janë intensifikuar aktivitetet bujqësore, në rrajonin e Pollogut, ku janë shpeshtuar lëvizjet, që çojnë në drejtim të fushave të bujqëve të Tetovës, dhe të Gostivarit. Duke rishikuar këtë gjendje, Sektori për punë të brendëshme Tetovë, apelon: -maqineritë bujqësore të shfrytëzohen gjegjësisht për veprimtaritë e tyre, por jo edhe për bartjen e personave, të jenë në gjendje të mirë teknike, dhe të regjistruara; -ky lloj i makinave si ( Traktor kombajn etj) detyrimisht ti drejtojnë, persona që posedojnë leje adekuate për vozitje, por jo edhe minorenë, kryesishtë kurRead More

Share

Sulmohet një 57 vjeçarë në Gostivar

Pesëdhjetë e shtatë vjeçari B.F. Nga Gostivari, më 27.06.2018 ka denoncuar se rreth orës 03.00, në kazino në qendër të Gostivarit, është sulmuar nga një person i panjohur, me të cilin paraprakisht kanë pasur një zënkë të shkurtër verbale, ku në hyrje të objektit ka nxjerur një thikë , dhe i ka shkaktuar plagë në gishtin e vogël të dorës së majtë, pasi që B.F. Ka aritur tja kapë dorë dhe ta pengoj në qëllimin qe të shkaktoj lëndime edhe më të rënda. Personi i panjohur, menjëherë e ka lëshuarRead More

Share

Share