Main Menu

June, 2018

 

Çiftet që janë të lumtur nuk nxjerrin foto në rrjete sociale?

Jetojmë në një kohë kur për disa njerëz një status apo foto në rrjetet sociale ka më shumë kuptim sesa gjërat që janë duke ndodhur në botën reale. Zakonisht ne vlerësojmë jetën e dikujt bazuar në fotot që shohim në Instagram ose në atë se çfarë shkruajnë ato për veten e tyre dhe pastaj themi se përse gabohemi në gjykime. E keni menduar ndonjëherë se përse disa njerëz ndajnë shumë pak nga jeta e tyre në rrjetet sociale? Madje kjo ndodh edhe me çiftet e lumtura, të cilët nuk flasinRead More

Share

A mund të shndërrohen miomat në kancer?

A mund të shndërrohen miomat në kancer dhe çfarë ndodh gjatë shtatzënisë? Miomat janë në shumicën dërrmuese tumore beninje (pra jo kanceroze). Shumë rrallë (1/1000 apo 1/10000), ato mund të shndërrohen në kancer dhe në këto raste ato quhen leiomiosarkoma. Miomat nuk rrisin rrezikun për kancer në endometër, ovare apo në qafën e mitrës, shkruan Shendeti + Femrat shtatzëna të cilat njëkohësisht kanë edhe mioma mund të kenë probleme gjatë shtatzënisë apo lindjes. Ndër komplikacionet më të mundshme përmendim: Lindje me operacion cezarian është 6 herë më e shpeshtë nëRead More

Share

Ministrja gjermane: Burkinit duhet të lejohen në shkolla

Ministrja për Çështje Familjare e Gjermanisë, Franziska Giffey, e mbrojti veshjen e rrobave burkini në shkolla, duke thënë se ato mund t’i ndihmojnë vajzat myslimane të integrohen. Burkinit janë rroba plazhi dhe mbulojnë gjithë trupin. Ditë më parë, një shkollë në perëndim të Gjermanisë nxiti debat, pasi ofroi burkini për studentet që pa këtë veshje nuk do t’i ndiqnin orët e notit. Çështja shkaktoi zemërim te ligjvënësit konservatorë në Gjermani, ku mbi një milion refugjatë, shumica nga Lindja e Mesme dhe Afganistani, kanë arritur viteve të fundit. Por, ministrja GiffeyRead More

Share

Studim, meditimi dhe joga i bëjnë njerëzit më egoistë

 Në një studim të zhvilluar në Britani të Madhe pretendohet se meditimi dhe joga i bën njerëzit më egoistë. Në studimin e zhvilluar në Universitetin Southampton janë analizuar 93 studentë të jogas për 15 javë, si dhe 162 persona që meditonin për 4 javë. Në studim, nga pjesëmarrësit që bënin joga dhe meditim u kërkua që të bëjnë vlerësime në lidhje me veten. Pas kësaj u konstatua se pjesëmarrësit kanë përdorur shprehje më “egocentrike” tek pyetjet në lidhje me vetveten. Shkrimtari Lewis Richmond tha se edhe aktivitetet që bëhen dukeRead More

Share

Një Bajram në Amerikë: si u krye falja në “Toyota Park” të Çikagos

25 mijë besimtarë mbushën fushën e gjelbërt të “Toyota Park” në Çikago, për të kremtuar Fiter Bajramin. Falja u udhëhoq nga imam Shejkh Jamal Said, i cili tha se në SHBA është e mundur të krijohet një bashkësi e fortë muslimane vetëm nëse muslimanët brenda administratës amerikane kanë ndikim të mjaftueshëm në proceset e vendimmarrjes. Prandaj ai u bëri thirrje muslimanëve të veprojnë në mënyrë të organizuar në zgjedhjet në atë vend, në mënyrë që të realizojnë interesat dhe qëllimet e tyre.

Share

Nëse i agjëroni edhe gjashtë ditë pas Bajramit, kjo është rëndësia e tyre!

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kanë kryer obligimin e tyre ndaj Allahut për të agjëruar 30 ditë me radhë në shenjë solidarizimi me të varfërit. Pas muajit te Ramazanit, të njëjtit sot dhe dy ditë më tej do kenë festën e Fitër Bajramit. Mirëpo, një çështje që është me rëndësi pas muajit të madhërishëm te këta besimtarë rëndësi të vecantë ka edhe përcjellja e agjërimit në muajin pasardhës të Ramazanit që quhet ai ‘Sheval’. Këtë muaj per besimtarët është sevap dhe vepër e mirë që të agjërojnë gjashtë ditë.Read More

Share

Festa e Fitër Bajramit, Rexhepi: Mos i harroni skamnorët dhe jetimët

Me këtë syre kuranore e nisi urimin e tij për Bajram, kreu i Bashkësisë Fetare, Sulejman Rexhepi. Një përkujtim në mesazhin e tij për të shtrirë dorën ndaj atyre që kanë nevojë, skamnorëve dhe jetimëve, në mënyrë që të gjithë të shijojnë këtë ditë të madhe feste. “Me këtë shpirt të pastër, solemnisht mund ta nisim festën e Bajramit të Ramazanit, duke e marrë ngryk njëri-tjetrin, vëllai -vëllanë, motra – motrën, fëmija – prindin, fqinji – fqinjin, duke mos e harruar skamnorin, atë që ka nevojë, jetimët e bonjakët. KështuRead More

Share

Tensioni i lartë- Tradita sugjeron tre metoda natyrale për ta ulur

Hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave. Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor. Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave. Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime tëRead More

Share

Elvis Naçi: Lejletu-l-Kadr, nata e vlefshme se një mijë muaj

Në Ramazan pate mungesa…Unë i pari bile dhe para jush. E ne në Ramazan nuk jemi aty ku duhet dhe në llogarinë e madhe të Zotit të Gjithësisë ne nuk u falëm, ne nuk u bekuam dhe nuk u mëshiruam. Me ne Zoti i Madh u hidhërua, për 1, 2 apo 10 arsye. Kështu para besimtarëve u shpreh hoxha i Xhamisë së Tabakëve në Tiranë, Elvis Naçi. Ai gjithashtu thotë se i Madhi Zot është ai që na krijoi dhe ai i din dobësitë tona dhe ai e din qëRead More

Share

Nesër nata e madhe- Lejletu-l-Kadr, natë më e vlefshme se një mijë muaj

Muslimanët në vendet e rajonit dhe në botë nesër shënojnë një nga netët më të rëndësishme të kalendarit islam, natën e Lejletu-l-Kadrit, natën më të rëndësishme të vitit, sipas mësimeve islame më të vlefshme se një mijë muaj. Kjo natë është në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, muajit më të rëndësishëm të kalendarit islam, i cili është në përfundim. Këtë natë pjesa dërmuese e besimtarëve e kalon në lutje dhe adhurim, por edhe në itikaf, qëndrim në xhami për të kaluar me përkushtim të plotë në adhurim 10 ditëshinRead More

Share

Share