Main Menu

Wednesday, May 30th, 2018

 

Ivanov nuk pranon “erga omnes” për emrin

Presidenti, Gjorge Ivanov nuk pranon erga omnes, respektivisht përdorim të përgjithshëm të emrit të ri eventual të vendit. “Qëndrimi i Presidentit Ivanov është parimor dhe njëherit konzistent me qëndrimet e deritanishme të presidentëve të Republikës së Maqedonisë. Ky është qëndrimi se Presidenti Ivanov nuk pranon zgjidhje për çështjen e emrit për përdorim të përgjithshëm ose erga omnes”, thuhet në komunikatën nga kabineti i Presidentit. Përndryshe, gjatë ditës së nesërme Ivanov do ta takojë Ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov. Ndërsa ky I fundit pritet ta informojë për rrjedhën e bisedimeve përRead More

Share

Kryeministri u lavdërua se kanë bërë 365 ndryshime për 365 ditë

365 ndryshime në 365 ditë, ndërsa çdo ditë Maqedonia ndryshohet për të mirë. Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev, me rastin e njëvjetorit të Qeverisë, duke theksuar se Maqedonia po hapëron drejt NATO-s dhe BE-së, duke zgjidhur çështje të rëndësishme siç është ajo e emrit. ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË “Asnjëherë nuk kemi qenë më afër zgjidhjes, ndërkaq miqësia mes të dyja vendeve dhe dy popujve asnjëherë nuk ka qenë më e madhe. Gjuha maqedonase është konfirmuar, identiteti ynë është konfirmuar, nuk është e lehtë kjo çështje , por Maqedonisë iRead More

Share

Gjykata e Apelit “shpëton” Grujovskin nga PSP-ja, shfuqizon dënimin kundër tij

Gjykata e Apelit në Shkup e ka ndërpre dënimin për ish kryeshefin e Drejtorisë së pestë në DSK, Goran Grujovski, në lëndën “Kalaja 2”, njofton “Makfaks”. Grujovski, që për momentin gjendet në Selanik, u dënua me një vit e gjysëm për shkatërrimin e regjistrave dhe dokumenteve për përgjimin joligjor. Ai ishte dënuar në bazë të padisë së ngritur nga Prokuroria Speciale publike. Kjo do të thotë se në këtë lëndë, procesi gjyqësor për Grujovskin duhet të fillojë nga fillimi. Vendimin për shfuqizimin e dënimit e ka sjellur këshill treanëtarësh penal,Read More

Share

Braktisen punimet e Këshillit Komunal në Gostivar

Mbeldhja e pestë me radhë e Këshillit të Komunës së Gostivarit, kaloi nën hijen e denoncimt të rastit të dhunës verbale ndaj këshilltarit komunal nga radhët e BDI-së, Adis Ismali nga ana e Kryetarit të nëndegës së Aleancës për Shqiptarët – ASH në fshatin Llakavicë, Ibrahim Kadriu. Me këtë rast, shumica e këshilltarëve komunalë dënuan aktin vandalist të zyrtarit të Aleancës, duke njoftuan opinionin se në shenjë solidarizimi me këshilltarin, Adis Ismaili do të bojkotohet puna e Këshillit komunal. Kështu tha para këshilltarëve, Shpëtim Xhelili, koordintator i grupit të këshilltarëveRead More

Share

Një banor nga fshati Banjicë e Poshtme aksidentohet me veturë

Në udhëkryqin në mes të rrugëve ,,Vëllezërit Gjinovski,, dhe ,,JNA,, në Gostivar, më datë 29 maj rrethë orës 14.50 minuta, vetura e tipit ,,Mercedes,, me targa të Republikës së Italisë, e drejtuar nga 60-vjeçari F.A. nga fshati Balindoll i Gostivarit, ka aksidentuar këmbësorin F.A. 45 vjeç nga fshati Banjicë e Poshtme- Gostivar. Këmbësori i lënduar është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murat,, në Gostivar, për dhënjen e ndihmës mjekësore. Pasë kryerjes së hetimeve, punohet në zbardhjen e plotë të shkakut dhe detaleve në veçanti të ndodhjes të këtij aksidenti.

Share

Vidhet arka ne objektin fetarë

Shtatëdhjetë e pesë vjeçari F.S. nga fshati Balindoll i Gostivarit, më datë 29 maj rrethë orës 16.00, ka paraqitur se natën e kaluar, deri më tani persona të panjohur,kanë kryer vjedhje në objektin fetarë ,,Arabati Baba Teqe,, në Tetovë. Të njëjtët, pa mos u vërejtur nga askush kanë vjedhur arkën metalike për donacione vullnetare të parave nga ana e besimtarëve, e cila ka qenë e vendosur në rrethin e objektit, në të cilën ka pasur shuma të vogle të parave, dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Janë duke uRead More

Share

SPB realizon edhe një tjetër kontroll, në qendër të vëmendjes përsëri motoçiklistët.

Sektori për punë të brendëshme Tetovë, më datë 29 maj prej orës 15.00 deri 20.00, ka realizuar edhe një tjetër kontroll aksion nga aksionet e planifikuara, ku në qendër të vëmendjes janë përsëri motoçiklistët. Gjatë kontrollit dhe aktiviteteve të realizuara në qytetin e Tetovës, janë zbuluar gjithsej 22 kundërvajtje, nga të cilët 12 kundërvajtje për mospërdorim të helmetës mbrojtëse (kacigë), pesë motçiklistë kanë drejtuar pa leje për vozitje, dhe katër me regjistrim apo polisë të skaduar të regjistrimit etj. Kundërvajtjet e konstatuara gjat këtyre aktiviteteve, janë sanksionuar me 22 fletëpagesaRead More

Share

Share