Main Menu

Tuesday, May 15th, 2018

 

Prokurorja vendosi që Zaev të ndiqet për kërkesë për ryshfet, e jo për pranim të ryshfetit

Prokurorja Valentina Bislimovska nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion sot në fjalimin e saj përfundimtar bëri ndryshim të aktakuzës së rastit “Ryshfet” ku akuzohet Zoran Zaev. Sipas ndryshimit të aktakuzës nga prokurorja Bislimovska, gjykata nuk duhet të sjell aktvendim për pranim dhe kërkesë për ryshfet nga Zaev, por vetëm për kërkesë për ryshfet, transmeton Portalb. Sipas Kodit Penal, nenit 357, paragrafi 1, që deri tani Zaev është ndjekur, parashikon burg prej më së paku katër vite, ndërsa me ndryshimet e sotme që i bëri prokurorja, gjegjësishtRead More

Share

Ministria e Arsimit ultimatum UT-së: Hiqni taksën 50 euro

Ministria e Arsimit me ultimatum për universitetet në vend që në afat prej tre muajve të bëjnë ndryshime në statut dhe rregullore në përputhje më ligjin e ri për arsim të lartë. Këto ndryshime urgjentisht duhet t’i miratoj edhe Universiteti i Tetovës i cili po detyron studentët të paguajnë nga 3 mijë denarë për kryerjen e punës praktike.  Ministria e Arsimit Ministria e Arsimit ka kërkuar nga Inspektorati shtetëror për Arsim që të verifikojë rastin me pagesën e praktikës në shumë prej 50 euro në UT. Nga kjo e funditRead More

Share

Këshilltarët e Gruevskit kanë harxhuar 1.73 milionë euro në vit

Këshilltarët dhe bashkëpunëtorët e ish-kryeministrit Nikola Gruevski, i kanë kushtuar buxhetin të paktën 1.73 milion euro në vit, që është tre herë më shumë se tani, reagojnë nga qeveria pas akuzave që këshilltarët e Zaevit qytetarët paguajnë më shumë se 540,000 euro në paga dhe kontribute nga xhepi i tyre, njofton Telegrafi Maqedoni. Qeveria pretendon se në vetëm brenda një viti, bashkëpunëtorët dhe këshilltarët e jashtëm të Nikola Gruevskit kanë kushtuar 71.6 milionë denarë, duke përfshirë edhe bashkëpunëtorët e huaj me një pagë prej 7,000 eurosh në muaj. Përveç kësaj,Read More

Share

BESA dhe PDSH-ja pranojnë ofertën e Zaevit

Bardhyl Dauti, Ministër për Investime të huaja dhe Mitasin Beqiri Zv. ministër i Transportit dhe Lidhjeve, do përfaqësojnë Partinë Demokratike Shqiptare në Qeverinë e Zaevit. Partia Demokratike Shqiptare ka pranuar ofertën e Kryeministrit Zoran Zaev për të qenë pjesë e Qeverisë aktuale. Vendim u morr sot në Kuvendin Qendror të mbajtur në Tetovë. Para mbajtjes së Kuvendit Qendror, lideri i kësaj partie Menduh Thaçi, theksoin se përveç dy posteve të lartë përmendura PDSH-së i janë ofruar edhe pozicione në eshalonin e tretë, për të cilat janë formuar komisione partiake. Ndryshe,Read More

Share

Çfarë preferohet të hani për iftar dhe syfyr?

Ushqimi i besimtarëve gjatë muajit të agjërimit dallon nga ushqimi i përditshëm, prandaj është e nevojshme t’i kushtoni kujdes këshillave të mjekëve dhe të nutricionistëve, në mënyrë që organizmi të funksionojë pa probleme të mëdha gjatë agjërimit, porosisin ekspertët shëndetësorë. Duke ju rikujtuar që besimtarët myslimanë sivjet do të agjërojnë deri 18 orë në ditë, është e nevojshme që të konsumojnë ushqimin i cili tretet ngadalë, duke përfshirë edhe ushqimin i cili përmban pejza ushqyese. Të shmanget ushqimi kalorik Gjatë muajit të agjërimit rekomandohet ushqimi i pasur me vitamina, mineraleRead More

Share

Njoftim nga Komuna e Gostivarit

Njoftohen qytetarët, organet e pushtetit shtetëror si dhe organet tjera  dhe organizatat e përcaktuara me ligj, institucionet dhe shërbimet publike, bashkësitë vendore, ndërmarrjet publike, entet, fondacionet, organizatat joqeveritare, personat fizikë dhe juridikë që ushtrojnë autorizime publike dhe të gjithë të tjerët që i shfrytëzojnë shërbimet komunale, se në pajtim me Vendimin nr.09-1009/1 të datës 15.05.2018, për caktimin e përkohshëm të orarit të punës të Komunës së Gostivarit gjatë muajit “Ramazan” – 2018, administrata komunale do të punojë prej orës 09.30 deri 16.00, duke filluar nga 16 Maj 2018 deri mëRead More

Share

Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari mesazh për muajin e shenjt të Ramazanit

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, uron të gjithë besimtarët islam me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit. “Mbi 1 miliardë njerëz në të gjithë botën do të hyjnë në muajin e shenjtë të Ramazanit. Edhe në Gostivar bëhemi gati që të nisim Ramazanin. Duke ju uruar agjërim të lehtë, shpresoj që ky muaj të na shërbejë për sa më shumë reflektim mbi sjelljet tona, të na afrojë sa më shumë tek Zoti dhe të na ndërgjegjësojë sa më shumë se dashuria dhe respekti janë çelësat kryesorë tëRead More

Share

Gjithçka gati për finalen e Europa Ligë

Për kupën më të vogël të futbollit kontinental, që do të dorëzohet mbrëmjen e së mërkurës në stadiumin e Lionit, ka nisur numërimi mbrapsht. Nga njëra anë Marseja e drejtuar nga trajneri Rudi Garcia, e nga ana tjetër Atletico Madridi i Diego Simeones, gati për betejë në sfidën e fundit sezonale dhe atë që vlen sa një trofe. Spanjollët, që eliminuan Arsenalin në gjysmëfinale, kanë eksperiencën dhe cilësinë e duhur për t’u imponuar, në një kompeticion që e kanë fituar dhe në vitet 2010 e 2012, para dy finaleve tëRead More

Share

“Ciao” Roma, Strootman fillon bisedimet me rivalin nga Serie A

Interi nuk ndalet më. Pasi prenotoi Lautaro Martinez, De Vrij dhe Asamoah, vëmendja e Piero Ausilios dhe e bashkëpunëtorëve të tij është përqendruar veçanërisht për përforcimin e mesfushës. Të premten e kaluar, zbulojnë mediat italiane, drejtuesit ziklaltër kanë patur një takim me përfaqësuesit e Kevin Strootman, për të kuptuar nëse holandezi është i disponueshëm për të nisur një eksperiencë të re në Milano. Në fakt, Strootman ka rinovuar kontratën me verdhekuqtë vetëm para pak kohësh me një klauzolë largimi 32 milionë euro. Shifër kjo që nuk është shumë e madheRead More

Share

Takim liderësh pas Samitit të Sofjes

Takimi i kreut shtetëror dhe liderëve të partive parlamentare për çështjen e emrit do të mbahet, por pas Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Sofje të Bullgarisë ku pritet që të takohet kryeministri Zoran Zaev me kryeministrin grek Cipras, shkruan Zhurnal. Siç mëson Zhurnal nga burime diplomatika për momentin dyja palët punojnë në harmonizimin e qëndrimeve dhe gjetjes së një zgjidhje të përbashkët, pasi që deri tani janë në qarkullim tre propozim marrëveshje të cilat duhet të inkorporohen në një me qëllim që të nënshkruhetRead More

Share

Share