Main Menu

Saturday, March 10th, 2018

 

Inter arrin akord me De Vrij

Mbrojtësi i Lazio, Stefan De Vrij, tashmë ka arritur marrëveshje për të kaluar tek Inter gjatë verës. Skuadra nga Serie A ka konfirmuar se është tërhequr nga bisedimet për zgjatjen e kontratës, duke i lënë shteg të lirë për të ndërruar ambient. Dhe Inter ka lëvizur shpejtë për të siguruar nënshkrimin e lojtarit, duke rënë dakord për kontratë pesëvjeçare që vlen 4.2 milionë euro në vit.

Share

Bayerni shkatërron Hamburugun 6:0

Bayern Munich ka fituar ndaj Hamburgut me rezultat të thellë 6-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Bundesligas. Skuadra e Jupp Heynckes ka vazhduar serinë pozitive në kampionatin gjerman, duke mos lejuar asnjë befasi as ndaj Hamburgut, të cilët i dominoi për 90 minuta. Serinë e golave për Bavarezët e hapi francezi Franck Ribery, i cili shënoi në minutën e tetë për 1-0. Pas Riberyt radha erdhi për sulmuesin polak, Robert Lewandowski, që dyfishoi epërsinë në minutën 12-të, ndërsa në minutën e 19-të shënoi për 3-0 dheRead More

Share

Shkëndija mposht Rabotniçkin me rezultatin 0:2

Kuqezinjtë menaxhojnë tre pikët e rradhës pasi mundin 0:2 Rabotniçkin në Shkup. Shkëndija ka mposhtur Rabotniçkin me rezultatin 0:2. Golat për tetovarët i shënuan Armend Alimi dhe Besart Ibraimi nga pika e bardhë. Fitore e merituar e Shkëndijës, që pas 23 xhirove numëron 59 pikë, teksa Rabotniçki mbetet në kuotën e 28 pikëve, duke u renditur për momentin në pozitën e katërt.

Share

United mposhti Liverpoolin

Marcus Rashford ishte hero i ndeshjes me dy golat e fitores për ekipin e Manchester United. Manchester United mposhti Liverpoolin me rezultat 2:1 në derbin e xhiros së 30-të në Premierligë. “Red Devils” fituan ndaj rivalit të vjetër falë dy golave nga sulmuesi i ri anglez, Marcus Rashford, në pjesën e parë të lojës në Old Trafford. Liverpool u rikthye në lojë në pjesën e dytë pas autogolit nga Eric Bailly. Por, përkundër përpjekjeve të ndryshme dhe gjashtë minutave lojë shtesë, “Reds” nuk e gjetën golin e barazimit.

Share

Share