Main Menu

Wednesday, February 28th, 2018

 

SHF “Bashkimi” – Gostivar, dy grante nga USAID-i dhe donacion nga Zvicra

Në Shkollën fillore “Bashkimi” përmes dy granteve të fituara nga USAID-i, si dhe një donacion nga Zvicra, me mbështetje edhe të Komunës së Gostivarit , në vijim janë aktivitetet të shumta për përmirësimin e kushteve për punë dhe ngritjen e cilësisë së procesit arsimor. Grantet e fituara nga USAID-i do të shfrytëzohen për pajisje të kabinetit të arsimit figurativ dhe për për nevojat e realizimit të orëve të lëndës kulturë qytetare. Donacioni nga Zvicra është i destinuar kryesisht për kabinetin e biologjisë dhe përbëhet prej mikroskopi dhe katër printerëve, siRead More

Share

Në Gostivar arrestohen katër persona

Në aksionin policor dje në rajonin e Gostivarit, u konfiskuan disa dhjetëra kilogramë marihuanë.  Për tregti të paligjshme dhe posedim të lëndëve narkotike dyshohen katër persona. Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për sasi prej 60 kilogramësh marihuanë, e cila është zbuluar në një automjet nga Mavrova. Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës do të dalë me më tepër informacione.

Share

Taravari mori pjesë në Simpoziumin e kryebashkiakëve në Vjenë të Austrisë

Në organizim të Bankës Botërore – Programi Austriak për Partneritet Urban, më 26-27 shkurt në Vjenë të Austrisë u mbajt Simpoziumi i kryetarëve të komunave me temë Qëndrueshmëria dhe Përfshirja në zhvillimin urban në Evropën Juglindore – Qytete për popullin. Në këtë simpozium ku morën pjesë 150 kryebashkiakë dhe përfaqësues të njësive të vetëqeverisjes lokale prej shtatë shteteve të Evropës Juglindore, mori pjesë edhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Pjesëmarrësit në simpozium patën rastin të njoftohen me progresin dhe zhvillimet inovative në qytetet e Evropës Juglindore dhe mëRead More

Share

Share