Tuesday, January 9th, 2018

 

Bilall Kasami: Ja çka po ndodhë në Lëvizjen BESA

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sonte i ftuar në emisionin Click Plus në TV21 sqaroi për opinionin se çfarë po ndodhë brenda kësaj partie. I pyetur se përse nuk veproi ashtu siç premtoi, pra të dorëhiqet nëse nuk i fiton zgjedhjet, Kasami përgjigjet se ka vepruar më mirë se kaq, duke kërkuar organizimin e kongresit të parë të kësaj partie politike. Sipas tij, kongresi ndihmon në riformatimin e partisë politike, pasi që ka patur edhe prurje të reja brenda kësaj partie politike. Kasami bëri të ditur se organet eRead More

Share

Mjegull në Tetovë, Manastir, Prilep dhe Resnjë, dukshmëria nga 50 deri 150 metra

Dukshmëri e zvogëluar deri në 150 metra për shkak të mjegullës në Manastir, Prilep dhe Resnjë, ndërsa në Tetovë dukshmëria është 50, informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë. Komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa, ndërsa në akse rrugore të caktuara që kalojnë nëpër gryka ka mundësi të paraqitjeve të rrëshqitjeve të dheut. Nga Rrugët e Maqedonisë apelojnë lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, ndërsa informojnë se ekipet e tyre kujdestare janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha rrugët të kalueshme.

Share

Aeroporti i Shkupit paralizohet, vonohen disa fluturime

Për shkak të mjegullës dhe zvogëlimit të shikueshmërisë sot në mengjes në disa orë u ndalua komunikacioni i rregullt i aeroportit të Shkupit, “Aleksandri i Madh”. Për momentin aterimi i aeroplanit “Turkish Airlines” nga Stambolli për në orën 8 sot në mëngjes është shtyrë për dy orë e gjysëm, kurse aterimi nga Shkupi deri në aeroportin “Ataturk” është shtyrë nga 8 e 55 për tri orë e gjysëm, sipas ueb-faqen  e operatorit “TAV”. Deri tani nuk janë caktuar shtyerje të reja të aterimeve tjera nga aeroporti.

Share

Ja çka biseduan Zaevi me Kasamin

Sot padite në Qeveri janë takuar kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Takimi vjen menjëherë pas përçarjeve mes dy klaneve në BESA edhe atë nga grupi i Shkupit dhe grupi i Tetovës Në takim mes Zaevit dhe Kasamit siç bëjnë të ditur nga Qeveria është biseduar për mbështetjen e pakos së ligjeve reformuese në Kuvendi.

Share

Bogoevski ka shpifur ndaj Ahmetit dhe Xhaferit

Ish agjenti Sllobodan Bogoevski është fajtor se ka shpifur ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish funksionarit të lartë të po të njëjtës parti, Musa Xhaferi, për marrje mito për rastin “Magjar Telekom”, kështu ka vendosur Gjykata Themelore. Kështu, Gjykata themelore Shkupi 1 i ka pranuar paditë e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit, por Bogoevski nuk do të paguaj dëm material prej 90 mijë euro, ashtu siç kishin kërkuar. Nga BDI-ja kanë deklaruar se padia ndaj Bogoevskit është përë për të dalë e vërteta në shesh, e jo përRead More

Share

Mungesa e kuorumit pamundëson miratimin e ligjit për gjuhën shqipe

Kuvendi i Maqedonisë sërish ka dështuar të miratojë ligjin për përdorimin e gjuhëve. Debati për këtë çështje, apo leximi i parë, ka përfunduar fundin e vitit të kaluar, sikur edhe e drejta e paraqitjes së amendamenteve, por votimi nuk po arrinë të bëhet për shkak të mungesës së kuorumit. “Komisioni për çështje evropiane si dhe Komisioni juridik-ligjvënës nuk kanë paraqitur propozim plotësues pasi në mbledhjet e tyre nuk janë miratuar amendamente që janë kusht për ndryshime në ligjin e propozuar. Por, meqë është e qartë se nuk kemi kuorum, votimiRead More

Share

Dixhejët gostivaras u pritën nga kryetari Taravari

Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, priti sot Jeton Kadriun (DJ Dark Child), Ilir Selimin (DJ Knockout) dhe Xhelal Lushin (DJ Chronic). Dixhejët e njohur gostivaras, shprehën gatishmërinë e tyre për organizimin e evenimente të ndryshme dedikuar rinisë së Gostivarit, për çka kërkojnë edhe mbështetjen e Komunës së Gostivarit. Ata njoftuan kryetarin Taravari se tashmë janë në fazën përgatitore të një Festivali veror, si dhe planifikojnë organizim e pritjes së Vitit të Ri në sheshin e qytetit me artistë gostivaras. Kryetari Arben Taravari i njoftoi ata se udhëheqësia eRead More

Share

Jep dorëheqje Hojt Brajan Ji, i njohur me nofkën “bolldozheri”

Zëvendës-ndihmës sekretari ameraikan i shtetit, Hojt Brajan Ji, mbrëmë ka dhënë dorëheqje nga posti. Këtë e kanë konfirmuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan për Aljazeera. Hojt Brajan Ji është njëri nga diplotatët amerikan me angazhim shumëvjeçar në Ballkan. Ai është aktiv që nga viti 1993, kur ishte asistent i Çarls Rendumit, të dërguarit special amerikan për Bosnjë dhe Hercegovinës, kur ishte pjesë e të gjitha negociatave kryesore për ndërprerjen e luftimeve në Bosnje. Që nga ai moment, Brajan Ji ka qenë i angazhuar në pozita të ndryshme në diplomacinë amerikaneRead More

Share

Dizeli më i shtrenjtë për një denar ndërsa ai super për gjysmë denari për një litër

Dizeli prej sonte në mesnatë shtrenjtohet për një denar për një litër, ndërsa çmimi i EUROSUPER BS-98 dhe i Vajit ekstra të lehtë për amvisërinë rritet për gjysmë denar për një litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve rafinerike dhe të çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,66 gjegjësisht për 1,29 për qind. Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 mbetet 66,5 denarë për një litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 68,5, EUORODIZEL (D-E V) për 59,5, ndërsa VajiRead More

Share

VMRO-DPMNE e ka humbur edhe një deputetët nga koalicioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Turqve, Jusuf Hasani, sot në Parlament ka kumtuar se del nga koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja opozitare dhe në të ardhmen do të veprojë si deputet i pavarur, njofton Portalb.mk. Me atë, Hasani i ka ndjekur hapat e liderit të Lidhjes së Romëve, Amdi Bajram dhe deputetin e GROM-it, Çedomir Sazdovski, të cilët gjithashtu dolën nga koalicioni me VMRO-DPMNE-në dhe tani janë deputetë të pavarur. Në atë mënyrë, hapet hapësirë për rritjen e shumicës parlamentare, e cila po mbahet nëRead More

Share

Share