Thursday, October 12th, 2017

 

Pas SHBA-së, edhe Izraeli largohet nga UNESCO

Izraeli ka marrë vendim që të largohet nga UNESCO, e kjo vjen vetëm disa orë pas largimit të SHBA-ve, që është bërë e ditur gjatë ditës së enjte. SHBA ka listuar pikërisht Izraelin si arsye të largimit të saj, duke e akuzuar këtë organizatë për paragjykime “anti-izraelite” Mirëpo, sipas “Foreign Policy”, vendimi amerikan ka të bëjë edhe me planet për zvogëlimet e shpenzimeve. Aktualisht mandati i drejtoreshës së përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, është në përfundim, anëtarët e kësaj organizate janë duke votuar për udhëheqësin e ardhshëm. Pas dy ditëRead More

Share

Ndahet nga jeta ish ministri Dritan Prifti

Ndahet nga jeta në moshën 49-vjeçare ish-ministri i Energjetikës, Dritan Prifti. Dritan Prifti vuante nga një sëmundje agresive të gjakut prej një viti dhe për këtë shkak ai kishte hequr dorë dhe nga jeta publike dhe politike. Prifti i ishte nënshtruar së fundmi një operacioni tepër të vështirë në Itali, nga i cili nuk janë vënë re përmirësime.

Share

Taravari shprehet modest: Nuk kërkojë të më votoni mua, votoni atë që ua thotë mendja dhe shpirti

Aleanca për Shqiptarët në krye me Ziadin Selën, sonte është duke mbajtur tubimin qendror në Gostivar. Arben Taravari është kandidati i Aleancës në këtë komunë. Të pranishmëve u është drejtuar kandidati i Arben Taravarit, duke u shprehur modest se të kërkojë votë për veten, është e pandershme, por ajo që kërkoi të votohet është lista e këshilltarëve, duke votuar numrin 9, me arsyen se skuadra, gjegjësisht lista e këshilltarëve janë njerëz të kompletuar intelektualisht dhe familjarisht.

Share

Zanfina Ismaili heq përfundimisht dorë nga muzika

Këngëtarja nga Kosova, Zanfina Ismaili ka konfirmuar se do të heqë dorë nga muzika, duke e lënë pas si hobi. Në një intervistë për Ekspress Rozë, ajo ka treguar se do t’i përkushtohet profesionit të saj si jurist, pasi i ka kushtuar disa vite studime. “Merrem me muzikë që prej moshës 4-vjeçare. Po më vjen edhe keq që po e them, por llogariteni sa shumë vite kam në këtë profesion. Ia di hilet, lodhjet, streset e kënaqësitë kësaj pune, të dyja anët e medaljes, por pse mos ta lë siRead More

Share

Maqedoni, policia arreston një kandidat duke blerë vota

MPB në koordinim me Prokurorinë publike sonte kanë arrestuar një kandidat për këshilltarë i dyshuar për blerjen e votave, shkruan Gazeta Lajm. Bëhet fjalë për kandidat të VMRO-DPMNE-së në Koçan, i cili është arrestuar deri sa ka blerë vota. Ai është arrestuar me fletarrest të dhënë nga gjykata.

Share

Zgjedhjet, mediat kryesisht të balancuara

Është evidentuar përmirësim drastik i raportimi të mediave periudhën parazgjedhore. Drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Zoran Trajçevski tha se deri tani janë regjistruar vetëm 5 shkelje teknike të standardeve për dallim nga periudha e mëparshme parazgjedhore me rreth 70 shkelje përmbajtësore. Vetëm tek një medium kemi mos-balancim dhe nëse e krahasojmë me atë se si ishte vitin e kaluar dhe tani, këtu më shumë bëhet fjalë për mosbalancim kuantitativ, pra kishte 50 minuta më shumë për opozitën sesa për Qeverinë. Tek të gjithë mediat tjera kemiRead More

Share

Ambasada amerikane: Zgjedhjet lokale, të rëndësishme për ardhmërinë e Maqedonisë

Zgjedhjet lokale më 15 tetor janë të rëndësishme për ardhmërinë e Maqedonisë si demokraci e qëndrueshme dhe prosperuese, e integruar plotësisht në institucionet euroatlantike, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në prag të zgjedhjeve lokale. “I inkurajojmë të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, t’i shprehin qëndrimet e tyre për problemet në bashkësitë e tyre dhe ta riafirmojnë përcaktimin e tyre ndaj vlerave demokratike dhe sundimit të së drejtës. I inkurajojmë qytetarët, shoqëritë civile dhe mediat t’i denoncojnë të gjitha njohuritë për parregullsi zgjedhore tëRead More

Share

4 vjet burg për dhunuesin e deputetes në Parlament

Gjykata e Shkupit e ka dënuar sot 65 vjeçarin, Pance Angelov, me katër vjet burgim për pjesëmarrjen në sulmin që ndodhi në Parlament në muajin prill, gjatë të cilit u lënduan disa deputetë. Në video-incizimet nga Parlamenti Angelov shihet duke e tërhequr për flokë deputeten e atëhershme Radmila Shekerinska, e cila tani është ministre e Mbrojtjes. Gjatë seancës së 6 tetorit, Angelov e pranoi fajin dhe tha se i vinte keq për atë që kishte ndodhur. Ai pretendonte se në të vërtetë ishte duke u përpjekur t’i ndihmonte Shekerinskës përRead More

Share

LËVIZJA BESA DJE NË SARAJ SONTE NË GOSTIVAR

Kandidati i Lëvizjes Besa për Komunën e Çairit, Zeqirja Ibrahimi tha se prapa sulmeve kibernetike që iu kanë bërë në llogarinë e tij në facebook dhe në e-mail, sipas tij, qëndrojnë Sulmet shefat e kandidatit të LSDM-BDI- së për Komunën e Çairit. Ai thotë se me cenimin e privatësisë së tij janë bërë shkelje ligjore dhe juridike, për të cilat do të kërkoj të hetohet rasti nga organet policore. Kandidati Ibrahimi thotë se këto sulme bëhen nga frika e humbjes së tyre në zgjedhjet e së dielës. Ai thotë seRead More

Share

ALEANCA MBRËMË NË DIBËR, SONTE NË GOSTIVAR, SELA: “T’I HEQIM QAFE ATA QË DËSHTUAN PREJ 15 VJETËSH”

Aleanca për Shqiptarët mbrëmë mbajti tubim në Dibër. Kryetari i kësaj partie Ziadin Sela kërkoi nga Dibranët që të votojnë kandidatin e tyre për kryetar të kësaj komune, Arben Agolli. Përderisa ky i fundit shpalosi platformën politike për projektet që mund t’i realizoj gjatë mandatit katër vjeçar, ai kërkoi nga bashkëqytetarët e tij që të votojnë edhe listën e këshilltarëve në mënyrë që të bëhen të plotfuqishëm në vendimmarrje e vetëqeverisjes lokale. Në fjalimin e tij, Kryetari Sela shprehi shqetësimin se oponentët politik, siç tha ai, bëjnë shantazhe ndaj aktivistëveRead More

Share

Share