Monday, July 17th, 2017

 

Gostivari, qyteti i vetëm në Maqedoni dhe Evropë për qeverisje transparente

Sot në ambientet e Komunës së Gostivarit u promovua projekti mbi sistemin “E Rregullativa”, një sistem mjaftë i rëndësishëm për qeverisje elektronike, i cili është zhvilluar nga “UNCTAD”. Në fjalimin e tij përshëndetës, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta mes tjerash potencoi që sot është bërë realitet dhe vendoset në funksion sistemi “E Rregullativa” i cili projekt e bënë të mundur që Komuna e Gostivarit zyrtarisht të jetë Institucioni i vetëm në Maqedoni që përfshihet në hartën e Kombeve të Bashkuara për shtete dhe Komuna transparente. “Koha e qytetarëveRead More

Share

Paraqitet e humbur një 19 vjeçare nga Gostivari

Dje rreth orës 11:00 në Stacionin Policor në Gostivar, P.B. (55) nga Gostivari, ka paraqitur se më 13.07.2017 rreth orës 22:00 ka humbur vajza e tij Sh.P. (19), gjegjësisht është larguar nga shtëpia familjare, në drejtim të paditur, njoftojnë nga Policia. Nga Policia shtojnë se po ndërmerren masat për pastrimin e rastit.

Share

Zhgënjen “The last Jedi”

Fansat që prisnin të shikonin trailerin e filmit të ri të sagës së luftës së yjeve: “The Last Jedi”, mbetën të zhgënjyer kur në konventën D23 të Disney-t u shfaqën vetëm skena nga shesh-xhirimi, përfshirë ato ku shihej dhe aktorja e ndjere Carrie Fisher, që të gjithë e njohin si “Princeshën Leia”. Gjithçka lidhet me familjen dhe prandaj është kaq i fuqishëm, thotë ajo mbi filmin e fundit në intervistat e realizuara përpara vdekjes së papritur në muajin dhjetor. Mark Hamill rikthehet si Luke Skywalker. “Mendoj se filmi është iRead More

Share

Recetë e plakave italiane: Kështu gatuhet pica Calzone klasike!

Përbërësit: Për brumë: 1 kg miell, 3 qese tharmë të thatë; 3 lugë të vogla kripë, 2 lugë të vogla sheqer, 620 ml ujë të vakët. Për fill: keçap, proshutë, djathë të grirë në rende, ajkë, kërpudha dhe fletë të grira rigoni. Përgatitja: Në një enë të thellë përzieni miellin, tharmin, sheqerin dhe kripën, dhe në mes të përbërjes bëni një gropëz dhe qitni ujë. Uji patjetër duhet të jetë i vakët, assesi i valë, sepse brumi nuk do të bymehet. Me lugë lehtësisht shtoni miellin nga ana e enës dhe gradualishtRead More

Share

Shkurte Fejza nxjerr në shitje albumin

Shkurte Fejza tashmë ka realizuar edhe albumin e saj më të ri. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë këngëtarja përmes rrjeteve soiale, shkruan Indeksonline. Shkurte Fejza para pak ditëve ka lansuar edhe projektin e saj më të ri muzikor. Kjo këngë ka ardhur në bashkëpunim me Valbona Halilin dhe Arianit Hoxhën.

Share

Interi arrin marrëveshje për Keitan

Interi ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit të Lazios, Keita Balde për 22 milionë euro. Reprezentuesi senegalez ka refuzuar rinovimin e kontratës me lazialët dhe marrëveshja momentale e futbollistit me klubin italian skadon në qershor të vitit të ardhshëm. Futbollisti mungoi në një ndeshje miqësore të Lazios dhe u largua nga kampi i stërvitjes për të udhëtuar drejt qytetit të Milanos, raporton “Radiosei”, e cila është mjaft e afërt me Lazion. “Mediaset” raporton se tashmë ekziston një akord mes Interit dhe Lazios për Ketian. Futbollisti pritet të nënshkruaj njëRead More

Share

Reali pa Ronaldon vjen në Shkup

Sulmuesi i Real Madridit, Kristiano Ronaldo, me siguri, nuk do të jetë në ekip gjatë ndeshjes nga Super Kupa me Mançester Juntajted të caktuar për më 8 gusht në Shkup, por duhet të luajë kundër Barcelonës në Super Kupën spanjolle. Futbollisti portugez ende është në pushim, pas sezonit të gjatë dhe pjesëmarrjes në Kupën e Konfederatave në Rusi, ndërsa sipas informatave të publikuara në mediat spanjolle, këtë javë do të kthehet në Madrid dhe do t’u nënshtrohet kontrolleve mjekësore. Ronaldo sërish do të shkojë në pushim dhe në fund tëRead More

Share

Interi dhe Man United arrijnë marrëveshje për Perisicin

Ivan Perisic do ta veshë fanellën e Man United sezonin e ardhshëm dhe do t’iu kushtojë 45.7 milionë euro “Djajve të Kuq”, raportojnë mediet britanike e italiane. Sipas The Sun, Manchester United ka arritur marrëveshje me Interin për çmimin e Ivan Perisicit, që besohet të jetë 45.7 milionë euro. The Sun shkruan se Perisic shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit në turneun parasezonal në Amerikë. Kroati është lidhur me “Djajtë e Kuq” që një kohë dhe Interi më në fund ka pranuar që transferimi të kryhet për 45.7 milionë euro.Read More

Share

Enis Bardhi kaloi testimet mjekësore te Levante

Më në fund si duket po realizohet transferimi i madh i futbollistit shkupjan, Enis Bardhi i cili po me sukses luajti për dy sezone te Ujpesti i Hungarisë. Menaxheri i Bardhit, Meriton Berisha për Portalb.mk, ka konfirmuar se Enis Bardhi ka kaluar me sukses testimet mjekësore dhe pritet për pak orë të nëshkruaj edhe kontratë me Levanten, skuadër që sapo është rikthyer ne Primera Division.

Share

Kosovë, ende nuk ka një datë për konstituimin e Kuvendit

Këshilltari politik i presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj, ka thënë se ende nuk është vendosur për seancën konstituive por nuk ka dhënë arsye për vonesën. “Ende nuk është vendosur se kur do të mbahet seanca konstituive. Kurdo që të merret vendimi, do t’ju njoftojmë”, ka thënë Ardian Arifaj për KTV-në. Mungesa e numrave të koalicionit PDK-AAK-Nisma për të krijuar Qeverinë thuhet se është duke vonuar thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit nga presidenti Thaçi. Edhe pse deklarativisht thonë të kenë arritur marrëveshje individuale me disa deputetë nga partitë shqiptare, zyrtarëRead More

Share

Share