Sunday, July 2nd, 2017

 

Keni provuar sanduiç me banane? Kjo recetë ju mëson si ta përgatisni

Ju sjellim recetën për sanduicë të butë indianë, të cilët fare lehtë mund të zëvendësojnë petullat ose pitarkat tona të preferuara në një mëngjes të vonë fundjave. Hapi 1 Tostin lyejeni me nutella dhe sipër saj rendisni bananet e prera në rrathë. Sipër hidhni një tjetër rriskë tosti. Hapi 2 Vezët përziejini bashkë me qumësht dhe në këtë masë kalojeni bukën e përgatitur. Hapi 3 Bukën fërgojeni në gjalpën e shkrirë derisa të marrë një ngjyrë të artë në të dyja anët.

Share

Kosova, ofertë teknikut boshnjak

Rezultatet katastrofike në fushatën eliminatore për Botërorin 2018, por mbi të gjitha pakënaqësitë e disa futbollistëve kryesorë në përfaqësuesen e Kosovës, e kanë detyruar FFK-në që të kërkojë një tjetër emër për pankinën. Albert Bunjaku është thuajse i shkarkuar pas vendit të fundit në grup dhe konfliktit me sulmuesin Besart Berisha dhe tani kandidatura e re për pankinën është Safet Sushiç. Ish-përzgjedhësi i Bosnje Hercegovinës ka marrë ofertë nga kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri për të drejtuar përfaqësuesen shqipfolëse. Përgjigjja e legjendës së futbollit boshnjak kaRead More

Share

Pepe shpëton Portugalinë, luzitanët të tretë në Kupën e Konfederatave

Portugalia nuk mundi të ishte në finalen e Kupës së Konfederatave pasi u mposht me penallti nga Kili, por siguroi vendin e tretë në këtë kompeticion, pasi ka mposhtur ditën e sotme 2-1 pas kohës së rregullt Meksikën. Andre Siva, sulmuesi i blerë së fundmi nga Milani, fitoi një 11-metërsh në minutën  16, por nga pika e bardhë gaboi përballë portierit meksikan. Portugezët vazhduan të ishin më të rrezikshëm, por ishte Meksika që kaloi në avantazh me një autogol të Neto-s 9 minuta pas nisjes së pjesës së dytë. LuzitanëtRead More

Share

Përforcimi i ri në Juventus merr fanellën me numrin 10

Federico Bernardeschi do të transferohet në Juventus, gjatë këtij afati kalimtar të verës. Mesfushori ofanziv i Fiorentinës ka zgjuar interesim nga kampioni i Serie A. Mediat italiane raportojnë se “Bianconerët” do të paguajnë rreth 40 milionë euro për transferimin e tij nga rivali “Viola”. Por, Bernardeschin në Juventus e pret edhe fanella e famshme me numrin 10.

Share

FC “Shkupi” prezanton Shqiprim Taipit dhe Shpend Asanin

Dy ditë pasi Shkëndija e Tetovës konfirmoi huazimin e Shqiprim Taipit dhe Shpend Asanit te FC Shkupi, këta të fundit sot kanë prezantuar dy futbollistët e ri si aktivizimet e reja. Nga skuadra e Çairit duken të kënaqur nga arritja e marrëveshjes për dy futbollistët e talentuar, të cilët pritet të ngrejnë nivelin e lojës te skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu, ku për më shumë ardhja e tyre ishte me insistimin e këtij të fundit. Lojtarët janë shprehur të kënaqur për këtë lëvizje, duke premtuar më të mirën ngaRead More

Share

Mbërrin në Milano blerja e bujshme

Hakan Calhanoglu mbërrin në Milano. Mesfushori i Turqisë do të nënshkruajë kontratën me kuqezinjtë e Serisë A. Sot ai ka mbërritur në Itali dhe pasi ka kryer testet mjekësore është gati për të firmosur kontratën me Milanin. Mesfushori turk, sezonin e kaluar u aktivizua me Bayer Leverkusen, ndërsa më para ka luajtur edhe me Hamburg. Calhanoglu konsiderohet si afrimi më i bujshëm i Milanit në këtë merkato vere.

Share

Demokratët përpjekje për të shkarkuar Donald Trump

Grupet e ndryshme të partisë Demokratike në Amerikë po mundohen të gjejnë metodat për shkarkimin e presidentit Donald Trump. Xhimi Raskin një prej anëtarëve demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve ka hartuar një plan për të vënë në dyshim shëndetin psikologjik të presidentit amerikan. Ndërkohë kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump kritikoi shtetet amerikane që po refuzojnë t’i japin detajet e votuesve, Komisionit të tij për manipulime zgjedhore. “Çfarë po përpiqen të fshehin?”, ishte pyetja që ngriti presidenti amerikan në rrjetin social “Twitter”. Të paktën 20 shtete kanë thënë seRead More

Share

Marine Le Pen akuzohet formalisht për shpërdorim të fondeve të BE

Liderja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Lë Pen është akuzuar për shpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian. Ndaj Lë Pen u ngritën zyrtarisht akuza për përdorimin e fondeve të BE për të paguar ndihmësit e saj parlamentarë në Francë. Le Pen doli dje para gjykatësve në Francë ku dëgjoi akt-padinë për thyerje të besimit publik dhe bashkëpunim në thyerjen e besimit publik lidhur me pagesat për dy prej asistentëve të saj gjatë periudhës kur ishte anëtare e Parlamentit Evropian. Hetimet përqëndrohet mbi dyshimet se forca politike e LeRead More

Share

Temperaturat e larta në Turqi shkrijnë edhe asfaltin

Një valë e të nxehtit afrikan ka përfshirë Turqinë, aq sa në qytetin turk të Antalias ka nisur të shkrijë asfalti në rrugës. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, vala e të nxehtit nga Afrika e Veriut do të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera, ndërsa temperaturat janë nga 6-10 gradë celsius mbi normat sezonale, “temperatura më të lartat për shumë vite”. Nëse në Ankara dhe Bursa, temperaturat kanë arritur 40 gradë, në Analia i kanë kaluar 42 gradp, ndërsa në Manisa 44 gradë, në Dijarbakir 43 gradë dheRead More

Share

Shtrenjtohen taksat rrugore në Kroaci

Pas rritjes së çmimit të taksave rrugore, banorët e Kroacisë u bëjnë thirrje turistëve që të mos përdorin autostradat, por të njohin bukuritë natyrore të vendit duke përdorur rrugët magjistrale, shkruan Index.hr. Sipas  mediave kroate nga rritja e çmimeve të taksave rrugore përfitojnë zyrtarët e shtetit në kurriz të taksapaguesve dhe tremben turistët të cilët në të vërtetë kontribuojnë në ekonominë e vendit. Qytetarët mendojnë se rritja e çmimeve të taksave ka ardhur si rezultat i punësimit të militantëve partiak, si dhe ngjyrosja e panevojshme e mureve e tuneleve, të cilatRead More

Share

Share