July, 2017

 

Tragjike në Itali, i bie dera në kokë, vdes 23 vjeçarja nga fshati Negotinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, respektivisht në lokalitetin e quajtur San Sebastiano. Një vajzë nga fshati Negotinë i Gostivarit ka ndërruar jetë aksidentalisht, pasi i ka rënë dera e oborrit të shtëpisë. Më datë 30.07.2017, në lokalitetin San Sebastiano, aksidentalisht i ka rënë dera e oborrit të shtëpisë dhe ka vdekur A. A. 23 vjeç. Policia ka kryer ekspertizë dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit, si ngjarje aksidentale, shkruajnë mediat italiane. Vajza nga Negotina kishte jetuar me familjen në Itali. Ajo kishte punuarRead More

Share

Aksident tragjik në Gostivar, tre persona humbin jetën

Tre anëtarë të një familje nga Kërçova kanë humbur​ jetën​ në një aksident​ të tmerrshëm ​automobilistik që ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në dalje të Gostivarit. Sipas policisë, dy makina të tipit Mercdedes me targa malazeze dhe “Opel Astra” me targa të Ohrit janë përplasur dhe si pasojë kanë humbur jetën, babai 61-vjeçar me inicialet GJ.S, nëna 56 vjeçare me inicialet R.S. dhe vajza me inicialet A.S. e moshës 28 vjeçare.

Share

Neymari për teste mjekësore te PSG-ja

Neymari do t’i kryejë testet mjekësore te PSG-ja të martën para se të kompletojë transferimin në Francë për një shifër rekord, 222 milionë euro. Sipas asaj që raporton “Al Watan”, sulmuesi i Barcelonës, Neymar, do t’i kryejë të martën testet mjekësore në Doha për ta kompletuar transferimin te Paris Saint-Germain për 222 milionë euro, duke u bërë kështu lojtari më i shtrenjtë në histori të këtij sporti. Derisa “The Sun” raporton se lojtari është nisur për Qatar, ku do të takohet me numrin një të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi. Raportohet seRead More

Share

Nëse ju vjen ky mesazh në WhatsApp, fshijeni menjëherë!

Nëse merrni një mesazh i cili ju premton ngjyra të reja për WhatsApp atëherë injorojeni atë, është virus. Sipas i100, hakerët janë duke dërguar mesazhe të cilat duken sikur janë nga WhatsApp.com, por në fakt janë nga шһатѕарр.com (hakerët po përdorin shkronja të sllavishtes së vjetër, cirilik), duke iu premtuar përdoruesve veçori të reja. Mesazhi thotë se tani disa ngjyra të reja janë në dispozicion për WhatsApp dhe se mund ta ndryshoni aplikacionin dhe ta bëni me ngjyrën tuaj të preferuar – së bashku me lajmet se një përditësim iRead More

Share

Lansohet versioni i ri i Cortanas

Në dhjetor të vitit të kaluar, Microsoft ka lansuar një përditësim të madh të Cortanas për pajisjet Android dhe iOS, i cili ka përfshirë një pamje krejtësisht të re. Tani, asistenti personal është bërë me një dizajn të riorganizuar për pajisjet Android, i cili duket më shumë si një përditësim që përmirëson ridizajnin origjinal. Cortana 2.9 ka kthyer menynë e hamburgerit dhe ka reduktuar aplikacionin në dy tabela. Tabela e parë përdoret për ngjarjet e ardhshme, si për shembull përkujtimet dhe ngjarjet në kalendar, ndërsa tabela tjetër e quajtur “Interests”Read More

Share

Përsëri tërmet në ishullin grek Kos

Tërmet me intensitet prej 4,2 ballëve sipas shkallës Rihter mbrëmë është regjistruar në ishullin grek Kos, ku paraprakisht kishte tërmet të fuqishëm, njofton “Njuz In”. Pastaj ka pasuar edhe një tërmet me intensitet prej 4,3 ballëve, por ai nuk është ndjerë në Kos. Epiqendra e tërmetit të dytë ka qenë në det në afërsi të bregut turk.

Share

Pa shkarkimin e Zvërlevskit s`ka pushim për deputetët

Më së voni deri më 8 gusht do të duhet të mbarojë seanca për miratimin e rebalancit të buxhetit dhe për shkarkimin e prokurorit shtetëror, Marko Zvërlevski, q; pastaj deputetët të shkojnë në pushim vjetor. Nga LSDM-së, dje, kanë  deklaruar se nëse do të duhet, shumica parlamentare do të heq dorë nga pushimi derisa të shkarkohet prokurori Zvërlevski. Nga shumica parlamentare thonë se nëse shkon sipas dinamikës që është e paraparë, më së voni deri më 8 gusht do të mbarojë seanca për rebalancin e buxhetit dhe për Zvërlevskin. KryetariRead More

Share

Në autostrada rritje të intensitetit të qarkullimit

Intensiteti në qarkullimin në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur, ndërsa në vendkalimet kufitare ka rritje të frekuencës së automjeteve, por nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shtetit, kumtoi LAMM. LAMM rekomandon drejtim të kujdesshëm, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim i sinjalizimit vendor rrugor. Kujdes më të madh nevojitet nëpër grykat malore, ku është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve të dheut.

Share

“Dragoon Guardian 17”, ditë e hapur në Krivollak

Në poligonin Krivollak do të mbahet ditë e hapur për mysafirë të lartë të stërvitjes “Dragoon Guardian 17”. Nga ana e njësiteve të ARM-së dhe Armatës së SHBA-së, të cilët marrin pjesë në stërvitjen do të realizohet demonstrim i përpunimit të shtegut për fluturim – aterim në Poligonin e armatës Krivollak për fluturake pa pilot. Qëllimi i stërvitjes është përmirësimi i interoperabilitetit të ARM-së me standardet e NATO-s, përforcim të partneritetit ekzistues me SHBA-në, si dhe demonstrim i mundësive të forcave të armatosura të së dy armatave për ndihmë dheRead More

Share

Festa e “Ilindenit” – ditë jo pune për gjithë qytetarët

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në pajtim me Ligjin për festa në Maqedoni, 2 gushti (e mërkurë), do të jetë ditë jo pune për gjithë qytetarët. Të mërkurën do të shënohet festa e “Ilindenit”, ndërsa më herët nga kryeministri Zoran Zaev është paralajmëruar se do ta festojë së bashku me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov.

Share

Share