Sunday, June 18th, 2017

 

Fillim jo i mirë i Maqedonisë në Kampionatin Evropian, humbi nga Spanja me rezultat 0:5

Përfaqësuesja e Maqedonisë filloi me humbje prej 0:5 nga Spanja në Kampionatin Evropian në Poloni. Serinë e hapi Saul Niguez në minutën e 10. Pastaj për shkak gabimit të Aleksovskit, Maqedonia pranoi golin e dytë ku Asensio arriti të shënojë gol prej 30 metrash në minutën e 16-të të lojës. Pas këtij goli u bë e qartë se Maqedonia e humbi këtë duel edhe pse djemtë vazhdonin të luanin. Delofeo në minutën e 35-të shënoi golin e tretë. Në pjesën e dytë Asensio shënoi edhe dy herë edhe atë nëRead More

Share

Rama: E çuditshme që presidenti të përfshihet në fushatë

Kryeministri Edi Rama e cilëson si të çuditshme përfshirjen e Presidentit të Zgjedhur Ilir Meta në fushatën elektorale. Këto komente Rama i ka bërë duke folur për mediat jashtë seancës së kuvendit, ku u votuan komisionet e vettingut. Rama është ndalur edhe tek reforma të cilën e cilësoi si historike. Ai tha se nga sot nis zbatimi i saj dhe askush më nuk mund ta ndalë.

Share

Meta: Do të armatos popullin

“I gjithë populli do të armatoset po nuk i lidhi policia ata zagarë. Ja po ta them unë dhe do ta armatos unë popullin po nuk i lidhi policia ata”. Kjo ka qenë deklarata e fortë e Presidentit te zgjedhur Ilir Meta teksa vizitoi paraditen e së shtunës banesën e kryeplakut të Rraboshtës në Rrethin e Lezhës, Gjovalin Mark Gjini, i zgjedhur nga LSI, cili u dhunua nga persona ende të paidentifikuar mbrëmjen e së premtes, shkruan Top Channel. Por, sipas Metës, autorët jane pjesë e “bandës së rilindjes”, eRead More

Share

Shqipëri: Kuvendi i zgjodhi komisionet për verifikim

Kuvendi i Shqipërisë dje i ka zgjedhur anëtarët e komisioneve për kontrollin e të arriturave profesionale dhe personale të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që është një reformë madhore e nevojshme për ta bindur Bashkimin Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim. Në një seancë të jashtëzakonshme dhe të shkurtër, Kuvendi i Shqipërisë i zgjodhi 27 anëtarët e komisioneve për verifikim. Kjo do të thotë se reformat juridike, me të cilat do të ristrukturohet sistemi i drejtësisë me të meta në Shqipëri, do të sigurojnë se gjyqtarët dhe prokurorët janë të pavarurRead More

Share

DY TËRMETE NË MËNGJESIN E SOTËM JANË REGJISTRUAR NË MAQEDONINË JUGPERËNDIMORE

Dy tërmete me intesitet të matur janë regjistruar në mëngjesin e sotëm në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë, gjegjësisht me epiqendër në rajonin e Ohrit. Tërmeti i parë më i fortë ishte ndjerë në 2.01 minutë, derisa i dyti me intesitet më të dobët në orën 8. Sipas të dhënave të Rrjetit sizmologjik telemtrik të Fakultetit Natyroro-Matematikor në Shkup, epiqendrat e dy tërmeteve janë locuar në rajonin mes qyeteve Ohër dhe Resnjë. Intesiteti i tërmetit të parë është 3,1 ballë sipas shkallës së Rihterit, me epiqendër në thellësi prej pesë kilometrave,Read More

Share

Arrihet marrëveshja, Salah te Liverpooli

Dy skuadrat e mëdha evropiane ishin në negociata që disa ditë për sulmuesin egjiptian, Mohmaed Salah. Liverpoolit iu ishin refuzuar dy oferta nga Roma, e para prej 35 milionë eurove, ndërsa e dyta prej 40 milionë eurove. Marrëveshja është arritur pasi ‘The Reds’ kanë ngritur ofertën në 45 milionë euro për yllin egjiptian. Roma ka pranuar më në fund që ta lë të lirë ish-anëtarin e Chelseat për këtë shumë. Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet gjatë fillimit të javës. Salah do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare dhe doRead More

Share

Manchester City afër Dani Alvesit

Manchester City kishte shpresuar në një transferim të mbrojtësit të Monacos, Benjamin Mendy apo atij të Tottenhamit, Kyle Walker por është afër arritjes së marrëveshjes për mbrojtësin e Juventusit, Dani Alves, transmeton zei.info Ish futbollisti i Barcelonës pëlqehet shumë nga Pep Guardiola, i cili kishte punuar me brazilianin gjatë kohës së tij te Barcelona. Alves kishte qenë pjesë kyçe e ekipit të drejtuar nga strategu spanjoll. 34-vjeçari pati një edicion të mirë me fanellën e Juventusit, duke i ndihmuar torinezët në fitimin e ligës italiane dhe në rrugëtimin e tyreRead More

Share

Ushqimet që parandalojnë humbjen e kujtesës dhe plakjen e qelizave të trurit

Një regjim i shëndetshëm ushqimor shoqërohet me jo pak përfitime shëndetësore! Gjithçka që ju hani reflektohet në pamjen e sjelljen tuaj! Nëse ndiheni të lodhur, të mërzitur , të stresuar?! Fajin mund ta ketë dieta juaj e varfër ne magnez! Lëkura juaj ka humbur shkëlqimin? Keni nevojë për vitaminë C apo zink … Keni filluar të përjetoni humbje të kujtesës afatshkurtër? Atëherë hani këto ushqime: Peshk Kur është fjala për ushqimet e trurit, peshku yndyror (si salmoni, skumbri dhe sardelet) janë në krye të renditjes. Yndyrnat omega-3 janë përgjegjesë përRead More

Share

Ushqimet që rregullojnë metabolizmin

Metabolizmi është procesi i shndërrimit te ushqimeve dhe pijeve që ne konsumojmë, në energji. Çdonjëri mund të rrisë ritmin e rënies në peshë, duke fuqizuar ritmin e metabolizmit, por për të bërë këtë, duhet të konsumoni ushqime që aktivizojnë hormonet e duhura për të përshpejtuar këtë proces. Hudhra – Hudhra përmban një antioksidant që quhet glutathione, që ndihmon mëlçinë në pastrimin e organizmit nga kimikatet që shpërqendrojnë ose ndërpresin formimin e hormoneve dhe ngadalësojnë metabolizmin. Mënyra më e mirë për të shtuar hudhrën në dietën tuaj është ta përzieni atëRead More

Share

Beyonce lindë binjakë

Më në fund adhuruesit mund të marrin frymë lirshëm, pasi pas disa ditëve të rrëmujës rreth asaj nëse Beyonce ka lindur apo jo, mediat amerikane kanë bërë të ditur se këngëtarja më herët gjatë kësaj jave ka sjellë në jetë binjakë, transmeton Zeri.info. Mediat, duke u thirrur në burime anonime, ka bërë të ditur se Beyonce dhe burri i saj Jay Z-i të enjten janë parë në një spital në Los Anxhelos, por tabloidi ‘Us Weekly’ duke u thirrur në burime të shumta ka bërë të ditur se këngëtarja binjakëtRead More

Share

Share