May, 2017

 

Parlamenti votoi Qeverinë e re reformatore të drejtuar nga Zoran Zaev

Parlamenti i Maqedonisë me 62 vota “pro”,  44 “kundër” dhe 5 “abstenime” votoi qeverinë e re reformatore të Maqedonisë të drejtuar nga kryeministri i ri, Zoran Zaev. Ekzekutivi i ri i Maqedonisë është i formuar nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Aleanca për Shqiptarët (LR-PDSH dhe RDK). Qeveria e re reformatore e kryesuar nga Zoran Zaev ka këto ministra: Zv.kryeministër: Hazbi Lika Zv.kryeministër: Bujar Osmani Ministër i mbrojtjes: Radmila Sekerinska Ministër i punëve të jashtme: Nikola Dimitrov Ministër i punëve të brendshme: OliverRead More

Share

Ja lista e PSP me emrat e kabinetit qeveritarë që nuk hetohen

Përmes një përgjigje zyrtare nga ana e Prokurorisë speciale, bëhet publike lista e ministrave të propozuar në qeverinë e Zoran Zaevit që nuk po hetohen nga Prokuroria speciale, transmeton Zhurnal.mk Ministrat e propozuar në kabinetin e Zaevit nuk janë të inkriminuar ashtu si pretendohej ndërkohë që kjo shkresë zyrtare e PSP po e vërteton këtë gjë.

Share

Kuvendi votoi Qeverinë e re, Zaev premton ndryshime dhe reforma të thella

Kuvendi i Maqedonisë votoi Qeverinë e re të udhëhequr nga lideri socialdemokrat Zoran Zaev. Në mbështetje të Qeverisë votuan 62 deputetë nga maxhoranca e re e përbërë nga koalicioni i LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët. Kryeministri Zoran Zaev gjatë fjalimit të tij para votimit theksoi se Qeveria e tij do të jetë e përkushtuar për reforma të thella, kthimin e jetës në Maqedoni, si dhe rikthimin e besimit të qytetarëve tek institucionit. Ai komentoi akuzat e disa deputetëve të opozitës Zaev premtoi zgjidhje për kontestin e emrit, duke gjeturRead More

Share

Arrestime politike, gazetar prapa grilave, mbyllje të mediave, ky ishte pushteti 11 vjeçar i VMRO-së

U promovua si kryeministër reformator me një program ekonomik parazgjedhor. Në pozitë erdhi kur ishte 36 vjet duke premtuar se vendi do ta bënte një parajsë. Synim primar kishte zhvilimin ekonomik dhe reformimin e administratës shtetërore, zhvillimin e bujqësisë, arsimit, shëndetësisë derisa në opinion donte të tregohej si njeri i thjeshtë dhe i popullit. Por bombat e LSDM e zbardhën të vërtetën jo vetëm për të por edhe për shumë bashkëpunëtorë të tij. Gruevski tentoi të ndalojë bombat. Gruevski tashmë përballet me akuza të rënda për krim dhe korupsion, tenderRead More

Share

Prokuroria Themelore “pranoi” se hyrja në Kuvend nuk është vepër e turmës, por bashkimit kriminel

Prokuroria Themelore Publike sot ka njoftuar se në hetimin për dhunën në Kuvendin e RM-së më 27 prill është kyçur edhe Prokuroria Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo do të thotë se nga provat që i ka prokuroria dalin dyshimet se dhuna në Kuvend nuk është vetëm vepër individëve të caktuar “që i ka marrë turma”, por se janë sulme të planifikuara nga grup i organizuar. Avokati Zvonko Davidoviq për “Meta” thotë se Prokuroria “më në fund është vetëdijesuar” se bëhet fjalë për ngjarje e organizuarRead More

Share

Deputetët e Lëvizjes BESA nuk do ta votojnë Qeverinë LSDM, BDI dhe Aleanca

Deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi ka theksuar për Click Plus në TV21 se deputetët e tyre nuk do ta votojnë Qeverinë e re.

Share

Sela për herë të parë futet në Parlament pas 27 prillit. Ja deklarata e tij

Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela sot për herë të parë u shfaq në Kuvend pas të enjtes së përgjakshme ku u rrah brutalisht nga huliganë të cilët u futën më 27 prill në Parlament. Sela për Makfax thotë se ai pret që qeveria e re të jetë reformuese dhe t’i trajtojë të gjithë qytetarët në të njëjtën mënyrë. Gjithë gjërat që ne presim janë të shënuara në programin Qeveritar. Ne presim që të jetë një qeveri reformatore. Të marrë obligimet dhe t’i realizojë ato që i ka premtuar në fushatënRead More

Share

Masë paraburgimi për drejtorin e Neurologjisë

Drejtorit të Klinikës së Neurologjisë Aleksandar Çaparovski i është caktuar masë e paraburgimit prej 30 ditë. Drejtori Çaparovski akuzohet se nga pacientët ka marrë para për kryerjen e shërbimeve ndërsa në momentin e arrestimit në zyrë i janë gjetur rreth 1 mijë euro. Çaparovskin e kishte paditur babai i një vajze të mitur e cila është dashur të udhëtojë për shërim jashtë vendit.

Share

Ndryshim i pushtetit në Maqedoni, çështje orësh!

Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe të partive të koalicionit rreth kësaj partie bëjnë kritika për programin e propozuar nga kryetari i LSDM-së për Qeverinë e re. Nga ana tjetër, deputetët e shumicës së re parlamentare kanë dalë në mbrojtje të premtimeve të Programës së re të Qeverisë duke thënë se mbi të gjithash kjo qeveri nuk do të ketë orientim destruktiv. Në Qeverinë që pritet të votohet deri ora 24, shqiptarët do të përfaqësohen me nëntë ministra. Gjashtë janë propozuar nga BD-ja, dy nga Aleanca për shqiptarët dhe një nga LSDM-ja.

Share

PSP: Nuk ka hetim dhe padi ndaj kandidatëve të ardhshëm për ministra

Prokuroria publike speciale sot do t’i dorëzojë përgjigje mandatarit, Zoran Zaev, në lidhje me ate se a udhëheq hetim apo a ka ngritur padi penale ndaj dikujt prej funksionarëve të qeverisë së re. Gjatë ditës së djeshme ka ardhur kërkesa e Zaevit, i cili nga prokurorët kërkon informacion që ka të bëjë me padi penale ndaj kandidatëve për ministra. Nga PSP për  TV21 thonë se nuk janë duke hetuar, dhe se nuk kanë ngritur padi penale ndaj dikujt prej kandidatëve të  ardhshëm për ministra.

Share

Share