Sunday, April 9th, 2017

 

“Nuk ka lojë me 40 për qind të shqiptarëve në Maqedoni. Kemi dy shtete pas shpine”

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, në një intervistë për Lajm Tv, ka thënë se partia e tij është e gatshme të përkrahë shumicën prej 67 deputetëve të LSDM-së së Zoran Zaevit dhe subjekteve tjera shqiptare në Parlamentin e Maqedonisë Ai madje ka paralajmëruar se PDSH mund të votojë edhe kryetarin e Kuvendit, por kërkon që procedura të arrijë sa më shpejt te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe te zgjedhja e qeverisë re. Në këtë intervistë Thaçi ka zbuluar edhe kushtin e vetëm të PDSH-së për të përkrahurRead More

Share

LSDM: 75% e blerjes së ilaçeve shkon në kurriz të qytetarëve, qeveria e re do të mbrojë qytetarët

LSDM-ja ka lëshuar një kumtesë në të cilën thotë se në blerjen e ilaçeve 75% të çmimit e paguajnë qytetarët, ndërsa vetëm 25% e paguan Fondi i shëndetësisë. Sipas LSDM-së këto të dhëna e vendosin Maqedoninë në mes katër vendeve në Evropë, që shteti më së paku subvencionon ilaçe për qytetarët. “Qeveritë në rajon, Bullgari, Serbi, Slloveni, Greqi, Mali i Zi, më shumë ju ndihmojnë qytetarëve të tyre, kur është në pyetje subvencionimi për ilaçe. Kjo ju ndodh qytetarëve të Maqedonisë, në kushte të varfërisë së skajshme, kur mbi 500Read More

Share

Kamerë e fshehtë: Si reagojnë banorët e Strumicës kur dikush u flet shqip

Shikojeni kamerën e fshehtë të realizuar nga TV 21 në të cilën gazetari përpiqet që të merret vesh me banorët e Strumicës në gjuhën shqipe.

Share

Alarmante. Shfaqen beretat e zeza dhe mjekrat e gjata në protestat antishqiptare

Protestat e fundit në Maqedoni ka nxjerrë në pah disa organizata ‘patriotike’ të cilat thonë se janë në gatishmëri ta mbrojnë atdheun me të gjitha metodat, përfshirë edhe ato të dhunshme, njofton agjencia e lajmeve INA. Kjo i hap dilemat për legjitimitetin e tyre dhe rrezikun e veprimit të tyre, i cili mund ta destabilizoj vendin. Maicat e zeza, kryqe të mëdha në gjokse, tatuazhet dhe mjekrrat e gjata janë bërë shenjë dalluese e e këtyre organizatave të ashtuquajtura patriotike. Në emblema e shoqatës maqedonase  “Metodia Patce” nga Ohri, eRead More

Share

Kush po luan me zjarrin në Maqedoni?!

Kuvendi një kohë të gjatë është ngatërruar në diskutimet maratonike procedurale. Udhëheqësia e VMRO-së me ngulm kërkon zgjedhje të reja, ndërsa LSDM tenton formimin e qeverisë së re. Institucionet gjenden nën trysni të fuqishme, ndërsa një pjesë e qytetarëve prej një muaj po dalin në rrugë dhe japin mbështetjen iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”. Këtu dhe parashtrohet teza nëse kriza politike mund të shndërrohet në konfrontim të hapur, eskalim të dhunës apo luftë civile?! Profesori për siguri Cane Mojanoski konsideron se situata e sigurisë në një shtet mund të eskalojëRead More

Share

LSDM i përgjigjet VMRO-së: kujdes mos nxitni dhunë për tu shmangur nga krimet e juaja

VMRO-DPMNE duhet të gjejë mendjen e shëndoshë dhe të pranojë se është opozitë. Udhëheqësia kriminele e VMRO-DPMNE-së nuk mund t’i mbajë peng qytetarët e Maqedonisë. Në VMRO-DPMNE ka njerëz që e dinë se kriminelët në partinë e tyre e rrezikojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe ata e kanë për detyrë të veprojnë në mënyrë të arsyeshme, tha LSDM-ja sot në kumtesën e tyre të re si përgjigje ndaj asaj të VMRO-së. Ata kanë bërë thirrje te lideri i VMRO-DPMNE-së dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së të mos nxisin dhunë “përRead More

Share

Zbulohen detaje të reja për sulmuesin e Stokholmit

Policia suedeze kishte njohuri për një vit të tërë rreth simpative që sulmuesi i Stokholmit kishte për ISIS-in, por kishte vendosur që të fokusohej në prioritete të tjera sepse nuk besonte se ai përbënte rrezik të madh. Sulmuesi fanatik, 39-vjeçar, kishte fituar vëmendjen e policisë para shumë kohësh për shkak se glorifikimit që ia kishte bërë ISIS-it online, por hetuesit më pas kishin vlerësuar se ai ishte thjesht një simpatizues i xhihadit dhe se nuk besonin se ai ishte i rrezikshëm. Ai u arrestua të premten nën dyshimin se eRead More

Share

VMRO-DPMNE: Populli nuk lejoi shkatërrimin e interesave shtetërore dhe kombëtare

VMRO-DPMNE sot përmes një kumtese përsëriti se dalja nga kriza politike e këtij shteti janë zgjedhjet e reja parlamentare sepse vlerësojnë që vetëm kështu qytetarët qartë dhe pa hamendje do të mund të prononcohen rreth platformës së Tiranës. “Vetëm kështu qytetarët e Republikës së Maqedonisë nuk do të ndjehen të mashtruar”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga kjo parti. Sipas VMRO-DPMNE-së, populli i ka lexuar gënjeshtrat e LSDM-së dhe nuk u lejoi të shkelin interesat më të larta shtetërore dhe kombëtare. Partitë shqiptare, theksojnë nga VMRO-DPMNE, kanë konfirmuar se kaRead More

Share

Lüders: Pas referendumit në Turqi, SHBA-të do ta nisin sulmin me forca tokësore në Siri

Lufta e shteteve vasale mund të shkallëzohet, druan eksperti i Lindjes së Afërt, Michael Lüders. SHBA kanë vënë në shënjestër Rakkan, kryeqytetin e Shtetit Islamik. Është e paqartë si do të reagojë Rusia. Sa u habitët nga lajmi që SHBA sulmuan një bazë të aviacionit luftarak sirian? U habita shumë, sepse nuk e kisha konsideruar të mundur që qeveria amerikane të tregohej me të vërtetë e gatshme për një veprim të tillë të pamenduar. Këtu është e qartë se kemi një potencial të rrezikshëm shkallëzimi. Në Siri zhvillohet një luftëRead More

Share

Thaçi kujton Betejën e Koshares: UÇK-ja dëshmoi se ishte përgatitur për operacione të luftës frontale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar betejën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Koshare. Ai ka thënë se UÇK në Koshare ka dëshmuar se ka qenë e përgatitur për të ndërmarr operacione të luftës frontale. Postimi i Thaçit: “Në Koshare, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dëshmoi se ishte përgatitur për të ndërmarrë operacione të luftës frontale me forcat serbe. Thyerja e kufirit ndarës Kosovë-Shqipëri hapi një kapitull të ri, shumë të rëndësishëm të fitoreve dhe rriti vetëbesimin e ushtarëve tanë. HTH”,(sic.), ka shkruar Thaçi.

Share

Share